• |
ide | kryesore

Video/ Champions, Inter “mbreti” i përmbysjeve, Napoli fitore në frymën e fundit

F1, Kryesore, Sport, Video



Spektakolare mbrëmja e Champions League me rezultate surprizë, përmbysje e fitore in-extremis. Nuk gabojnë të mëdhatë, me përjashtim të Liverpool që del nga San Paolo i mundur. Barcelona, Inter, e Atletiko Madrid marrin fitoret e dyta, duke konsoliduar pozitat në krye të grupeve të tyre.

Në Wanda Metropolitana, skuadra e Simeones gjen më tepër rezistencë se sa mendonte përballë Brugge. Griezmann dy herë superon barazimin provizon të Groeneveld, përpara se Koke të mbyllte llogarinë në minutat shtesë me golin e 3-1.

Si parashikohej, beteja për vendin e parë, do të zhvillohet në ndeshjet e treta, pasi edhe Borussia Dortmund merr fitoren e dytë radhazi, duke shkatërruar 3-0 Monacon, në krizë edhe në Francë.

Grupi B, që është edhe më i paparashikueshmi, ka parë edhe një herë një Inter të madh, fitues në Hollandë. Zikaltrit tani kanë mënyrën e tyre të të bërit të gjërave dhe PSV e kuptoi por me vonesë.

Në disavantazh ashtu si në ndeshjen e parë, skuadra e Spallettit i falet Nainngolan e Icardit për të marrë një fitore 1-2, që ka shijen e kualifikimit. 6 pikë për Inter, aq sa Barcelona e tani duket se dy formacionet do të diskutojnë vendin e parë në ndeshjen e ardhshme.


Rrëzohet Tottenham në shtëpi 2-4 përballë katalanasve që me thjeshtësinë më të madhe, e duke përfituar nga gabimi i Lloris, e bënë të tyren ndeshjen që në minutat e para.



Dygolësh i Lionel Messit, ashtu si Griezmann, por protagonisti i mbrëmjes është padyshim Neymar: tre gola për brazilianin në triumfin 6-1 të Paris Saint Germain përballë Crvena Zvezdës. Francezët nuk mund të gabonin, pas humbjes në Anfield Road dhe e kanë shkarkuar inatin mbi kampionët e Serbisë, duke shënuar edhe rezultatin më të thellë të mbrëmjes.



Në sfidën tjetër Napoli ka mbajtur në jetë shpresat për kualifikim, me një fitore në frymën e fundit përballë Liverpool. Barazimi në Serbi, i kishte ulur kuotat e të besuarve të Ancelotti, por Insigne në minutën e dytë shtesë ndëshkon Klopp, në një fitore 1-0 që ka komplikuar pothuaj të gjithë grupin. Italianët e gjejnë veten në vendin e parë, me të kuqtë e PSG një pikë më pas.

Në Grupin D si parashikohej, Porto i rimerr kryesimin Gallatasaraj, duke e mundur në ndeshjen direkte 1-0. Turqit që ishin të parët e grupit, janë kaluar tani edhe nga Schalke 04, pas suksesit të gjermanëve në Moskë kundër Lokomotivës.

REZULTATET
Champions League – Grupi A
Atletico Madrid 3 – 1 Club Brugge
Borussia Dortmund 3 – 0 Monaco
Champions League – Grupi B
PSV Eindhoven 1 – 2 Inter
Tottenham Hotspur 2 – 4 Barcelona
Champions League – Grupi C
Paris Saint Germain 6 – 1 FK Crvena Zvezda
Napoli 1 – 0 Liverpool
Champions League – Grupi D
Lokomotiv Moscoë 0 – 1 Schalke 04
Porto 1 – 0 Galatasaray



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *