• |
ide | kryesore

Vrau me thikë 36-vjeçarin në Dibër, arrestohet autori Aleksandër Balla

Lajme, Të fundit



Pas disa ditësh në kërkim, është arrestuar autori i vrasjes së 36-vjeçarit në Dibër. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së të dielës në një lokal në fshatin Arras.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Aleksandër Balla, akuzohet për vrasjen e Ismail Zogut.

Dy ditë më parë u arrestua vëllai i 23-vjeçarit, Vangjel Balla si dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe djali i tij, për moskallëzim krimi.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij kanë vrarë me thikë 36-vjeçarin, banues në fshatin Sinë. Ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *