• |
ide | kryesore

Xhisiela nuk u masakrua, por u shpëtua në “Open” dhe “Opinion”

1, Ide



Një valë e fortë kritikash ka shpërthyer pas dy intervistave që Eni Vasili dhe Blendi Fevziu i morën pothuajse njëkohësisht vajzës së përdhunuar Xhisiela Maloku. Që nga kryeministri Rama, kolegë gazetarë e deri ndjekës së sëmurë të rrjeteve sociale, e kanë etiketuar si linçim atë që ndodhi mbrëmjen e së hënës.

Argumentat që shrtrohen janë disa. A duhej nxjerrë me fytyrë? A duhej këmbëngulur për ta provuar si gënjeshtare, ndërkohë që kuptohej se ajo ishte peng? A duhej treguar empati ndaj një viktime përdhunimesh sistematike? A duhej pranuar ajo intervistë, ndërkohë që dihej mirë kush e pilotonte Xhisielën? Në fund të fundit, a duhet të paranojë një gazetar ta bëjë publik mesazhin e një të reje që nuk mund të thotë të vërtetën e saj, por alibinë e atyre që duan të shpëtojnë të burgosurin e saj që ndodhet në burg?

Lexo më tej:

Report TV sulmon Eni Vasilin dhe Fevziun: “Inkuzitorë”. Kujt i shërben ekrani i Bolinos?

Reagon Edi Rama: Xhisielën e morën peng

Të gjitha këto pikpyetje konvergojnë në një pikë, se Xhisiela Maloku nuk duhej përdorur si mish për top në garën e shfrenuar mes dy TV më të mëdha të vendit.

Duke mos qenë një admirues i mënyrës se si e ushtrojnë gazetarinë televizionet tona, duke i përbuzur shpesh një pjesë të emisioneve që më shumë sesa të vërtetën kanë si synim aidiencën dhe fluksin e parave që sjell ajo, duke e ditur se mediat e mëdha më shumë sesa publikut i shërbejnë një kaste të reduktuar, pa pyetur për njerzit e zakonshëm, dua të këmbëngul, se të hënën në mbrëmje, si Eni dhe si Blendi, e bënë punën e tyre.

Për të mbërritur në këtë përfundim nuk ndihmon vetëm krahasimi me intervistën e neveritshme të disa ditëve më parë në Report TV, kur vajza u pyet vetëm për të shfajësuar xhelatët e saj. Ajo ishte turpi i gazetarisë dhe nuk mund të shërbejë si pikër referimi për të “shpëtuar” asnjë nga emisionet që u bënë më pas.

Por, unë mendoj se “Open” dhe “Opinion” nxorën një të vërtetë të madhe.

Ndërkohë që deri në atë pikë debati po zhvillohej nëse ishte masakruar apo jo Xhisiela, nëse ajo e kishte tërhequr denoncimin me vullnet të lirë apo me frikë, nëse përdhunimi i saj vazhdonte edhe tani apo ai kish përfunduar me bërjen publike të historisë, pas daljes së saj në të dy emisionet, nuk ka më asnjë dilemë.

Ajo dëshmoi se vazhdon të jetë një vajzë e dhunuar që përsërit dëshpërimisht në studio versionin e xhelatëve të saj.

Fakti se ajo detyrohet të pohojë që shenjat e cigareve të djegura në kofshë, i ka bërë me dorën e saj, flet shumë.

Fakti se ajo gënjen duke thënë që hematomat në trup i ka nga një aksident me makinë (kur ekspertiza mjeko ligjore pretendon të kundërtën), gjithashtu.

Fakti se asaj shpesh i thahej goja dhe mezi kapërdihej teksa thoshte se ishte e gatshme të shkonte në burg, për një denoncim të rremë të kryer si pasojë e xhelozisë, e nxori zbuluar skenarin e shëmtuar që kishin përgatititur pengmarrësit e saj.

Duke i shtuar këtyre edhe gjëra tashmë të thëna, si faktin se kush e dërgoi atë nëpër emisione dhe cilët qenë ata që e ndryshuan versionin e saj nga rrëfimi i parë në “Open”, deri në thëniet e dyta në “Opinion”, del qartë se e vërteta qëndron në deponimet që Xhisiela ka bërë në polici dhe jo në versionin që detyrohet të shpërndajë sot nën kërcënimin e pengmarrësve të saj.

Xhisiela peng/ “U vetëdogja me cigare, shenjat e dhunës nga një aksident me makinë”

Pra, në këtë pikë, të dy emisionet e transmetuara të hënën i bënë një shërbim të vërtetës. Ata qartësuan publikun për variantin që duhet të besojë.

Por, dilema e dytë është: a duhej arritur kjo përmes pyetjeve të “pamëshirshme” ndaj Xhisielës? A nuk kalonte kjo e vërtetë përmes një dhimbjeje të madhe njerzore? A nuk duhej lënë kjo vajzë e mjerë në gënjeshtrën e saj, e cila ndoshta e mbronte nga përdhunuesit më mirë sesa e vërteta? A nuk duhej që në këtë rast empatia të triumfonte mbi sensin e së drejtës?

Të shtruara kështu këto dilema mund të ngjallin emocione. Por po të fusësh pak në punë logjikën përgjigjja është e qartë.

Jo, Xhisiela nuk duhej lënë të gënjente. Alibia e saj duhej demaskuar, sepse ai qe versioni që i kishin servirur përdhunuesit. Varianti i tyre duhej zhbërë sepse ai qe i vetmi që e mbante ende peng 25 vjeçaren.

Për sa kohë Xhisiela do të vazhdojë të përsërisë alibinë e masakruesve, ajo do të vazhdojë të mbetet peng i tyre. Sepse ajo ashtu i duhet: e tembur dhe e kanosur i shërben atyre më mirë. Ndërsa duke grisur këtë vello të reme, ajo fiton lirinë reale dhe bashkë me të edhe të vërtetën.

Në këtë kuptim zbradhja deri në fund e ngjarjes, një pjesë të së cilës e bënë Open dhe Opinion, nuk i ka shërbyer vetëm interesit publik, por edhe vetë çlirimit të Xhisielës.

Natyrisht, për të nuk qe e lehtë, përballja publike me fytyrë, evokimi i masakrave që kishte provuar janë një eksperiencë tmerësisht e dhimshme për këdo. Por kjo dhimbje, sado e fortë, nuk kurohet duke e lënë në heshtje duke bërë sikur faktet nuk ekzistojnë. Përndryshe të gjithë protagonistet e lëvizjeve “Me too” dhe “Balance ton porc” do të kishin vazhduar të mbronin përdhunuesit e tyre. Por erdhi një moment që ato kuptuan se tragjedia nuk mund të lehtësohet përmes mashtrimit. Këtë mundësi i dhanë dy emisionet e së hënës Xhisielës. Pas tyre ajo nuk mund të jetë më një alibi për pengmarrësit.   

©Lapsi.al

 

 



15 Comments

  1. Ju militantet qe iu paguan Taulant Balla, mos filloni me ato komentet bajate, “me sy blu” se nqs ka nje gazetar i drejte qe nuk i rruhet fare per politike e jo me te beje politike, eshte Andi Bushati. Keshtu ka qene, keshtu eshte edhe sot. Por Andi me shkriemt per Xhiselen ,tregoi anen e tij njerezore, humane. Vetem nje kriminel nuk perlotet nga rasti i Xhiseles. Vetem nje kriminel ben politike partiake dhe mbron dhunuesit e Xhiseles. Bravo Andi, Bravo Lapsi Bravo cdo personi publik qe ishte ne krah te Xhiseles. Une pres qe femrat te protestojne me shume, Ti japim fund njehere e mire dhunes ndaj motrave tona, nga kushdo qofte person publik apo jo, qofte deputet socialist apo demokrat. Vajzat tona mos i prekni! Respekte dhe faleminderit Andi

  2. Ndjesia ishte e dyfishte, e kam provuar kur shikoja Shindlerliste (lista e Shindlerit) dhe kur lexoja Ditari i Anna Frank. Ju duket se po e zmadhoj, por dhimbja te ben te kercesh perpjete kur e sheh ekranin me nje fetyre te tille si Xhisiela. Te duket dhe eshte njesoj si vajza jote por pa fat, qe te kete nje baba, lindur e rritur ne “Niklen e lire” dhe ne nje shtet te keq. Po sikur te ia benin vajzes time kete? Lind pyetja, dhe empatia vlen per te gjithe ne qe nuk jemi psikopate si disa qe kane marre fatet tona ne dore. Media beri me te miren e mundshme. Eni mu duk me e prirur per mirekuptim sesa Fevziu. Rendesi ka qe shume njerez si une u tmerruan fale medias dhe e kuptuan deri ne kocke…ate qe po ndodh. Uroj qe Ina Zhupa ta gjeje nje mundesi per ta derguar jashte vendit ku te ndjehet me e mbrojtur. Mund ta mbeshtes kete gje me cte mund, ndonese nuk jam i pasur.

  3. nje brvooo te madhe zoti Bushati per artikulin qe e keni shkruar me shume inteligjente dhr vertetesi per kete vajze te mjere e rene ne duart e perdhunuseve qe kane lidhje me shtetin.prokuroria duhet te jepe masen me te rende per ate gangster

  4. Bushati,na qenka bere edhe mjek,qe percaktoka ndjeksit e rrjeteve sociale se sa te semure na qenkan.Ate te drejte qe ke ti,more gazetar,kane edhe ata qe ndjekin rrjetet sociale.Nese jane te semure,ata,apo TI,kete mund ta percaktoje vetem nje mjek real,jo ti si “mjek virtual”.

  5. Krist, ne se je “krist” ndjesite nuk lidhen me ty e elakuicionin tend po me ate qe dua nje shtet qe te mbroje mua kur te jem plak i rjedhur, femijen tim kur te vdes etj. me politika te majta sociale e shtet te drejte. Shko merr pak bar si delet o krist se nuk ka pasur shkolle ne kete vend qe te fusi trurin ne pune pervecse ta ka pjerrdhi trurin duke ta manipuluar.

  6. Po me teatrin c’po behet,po me Zharrren ku jemi…mjere ajo vajze we u be sallam nga te gjithe.Ishalla nuk vret vehten se me keto gazetare dhe shtet qe kemi gjithcka Mund te ndodhe .Si kjo e gjore ka shume,25 mije prostitute shqiptaret punojne Nate e dite ne emigration.Na gryen cdo dite krimbi qe ka hyre ne palc.Bushat jam dakort me shkrimin professional qe ke bere.

  7. Ridhindja o Bushat s’e kishte llogaritur fare mire kete pune. Ne kete menyre iu doli boja fare, sepse njerezit pane se viktima eshte jo më e dhunuat nga xhelati, por tashme e terrorizuar, e zene peng dhe me siguri e avantazhuar per ta “marre partizone” ne çeten me çakej te Ridhindjes

  8. Jo o Bushat jo nuk eshte ashtu.
    Ti flet kalur SIPER kalin e bardh te moralit per ti sherbyer interesit publik, kurse ajo vajze jetime duhet te mendoj per gjera shume me imediate per jeten e saj se sa interesi publik. Eshte e lehte ti kerkosh dikujt te behet hero/heroine, por po them disa shprehje te ureta popullore : Mos i bie samarit ku s’ke ci ben gomarit. Nuk nxirren geshtenjat me duart e te tjerve. I zoti e di ku i pikon catia.

    p.s. Keto levizjet ME TOO dhe ME YOU jane pordhe me rigon ne realitetin shqiptar dhe sidomos per nje jetime nga Nikla. Lereni vejzen e shkret ne hallet e veta dhe kur ti ket mbarur ato, po deshi dhe e perseris PO DESHI ti bashkohet levizjes #Me too. Kurse llagjaret mediatik ka plot me cfar te merren. Kane 2metra pall k@#$ qe ju del dhe tepron.

  9. Jam plotësisht i të njejtit mendim me Bushatin përsa i takon qëndrimit me ngjarjen e Xhisielës.
    Tashma është tërësisht e kjartë se me këtë vajzë jetime e pa mbrojtje, dikush po luan në mënyrë të fëlliqur për ta diskretituar si një vajzë të pavendosur që ate që thotë sot e kundërshton nesër.
    Patetizmi me të cilin kanë abuzuar në mënyrë të dukëshme hipokrite disa, duke ju sulur atyre mediave që janë përkujdesur që të nxjerrin të vërtetën nga goja e viktimës, pasi sipas tyre kështu e paskeshin “torturuar” ate më keq, në fakt efektin negativ po e jep tek e gjora vajzë që nuk di nga t’ja mbajë.
    Pata menduar në fillim të kësaj ngjarje se kemi të bëjmë me ndonjë vajzë të re naive e të pa mësuar por nuk është kështu.
    Vajza, pamvarësisht tronditjes së madhe që i shkaktoi publikimi i ngjarjes, qoftë edhe me variantet tërësisht kontradiktore të ngjarjeve që është detyruar të japë, po ju a bën të kjartë të gjithëve se është nën një presion shumë të madh të persekutorëve të saj.
    Është një vajzë e vuajtur por edhe e pjekur dhe e shkolluar 25 vjeçare, e nuk ka sepse të luhen lojëra hipokrite me te.
    Asaj i duhet thënë hapur nga të gjithë se e vetmja gjë që mund ta shpëtojë ate nga kthetrat e kriminelëve, qoftë ky edhe djali sadist me të cilin ka qene dashuruar për një kohë të gjatë, është vendosmëria për ti demaskuar të gjithë ata që e prodhuan këtë dramë të jetës së saj.
    Ajo dhe gjithë të tjerët që vazhdojnë të kenë dyzime në vlerësimin e kësaj ngjarje, duhet ta kenë të kjartë se ky është një rast flagrant ku në diskriminimin e dhunimin e femrave, rolin kyç e luan abuzimi me pushtetin politik.
    Do të ishte arrestuar me kohë e nuk do të kishte pësuar asgjë vajza, qëkur djali i deputetit kërkohej nga policia për veprime kriminale.

  10. Kjo ngjarje u doli nga duart jashte cdo parashikimi rilindasve bandite sepse nuk e menduan veprimin qe do bente ne rradhe te pare Nuhu e me pas Opinioni publik. Ishte si flaka qe mori shume shpejt dhe spati kohe per zjarrfikes. Nuk thone kot nga ferra vogel del lepuri madh.

  11. Bushati e pranon me gjysem zeri se vajza e dhunuar ka qene nen mbikqyrje te plote nga horrat e rilindjes dhe çdo dalje e saj publike eshte bere nen trysnin e dhunuesve te saj!!! Atehere ç’lesh gazetarie ben Fevziu me Vasilin kur intervistojne nje vajze qe e çon me telekomande mafia shteterore nga nje studio ne tjetren me tekstin e pyetjet te parapergatitura? Kujt i sherben nje interviste e tille subjektive ? Uroj qe vajzat e ketyre gazetareve te mos gjenden kurre ne situaten e vajzes se dhunuar nga Fush Kruja!!!

  12. Po a ka torture me te madhe per nji vajze, sado ordinere qofte, se te ligjeroje kengen qe I detyrojne perdhunuesit e saj rraja I vogel dhe rraja deputet me KM prapa, parasysh qe kercenimet e tyre, qe nga KM e deri rraja qe kercenoi komisarin Nuhu jane: NE te vrasin ty dhe familjen, po Ike te ndjekim Kemba kembes, ju horra qe na nxirrni neve Horra Kriminele, pa harruar guximin prej xhahili Mafioz te rradhes vogel ne adrese te. l. bashes, v.o. ne dore te kujt jane zgjedhjet ne F- Kruje, ky rraja I vogli beri ne ket rast nji sherbim te madh publik, pohoi se Komisarjatin, Ligjin, zgjedhjet I ben Familja Rrraja ne F- Kruje, Familja x ne Shkoder, familja y ne Vlore…. ne perdhunojme Shqiperine
    Jo me nji debile qe thote ‘ne te dy digjeshim me cigare per qef ….’. ‘Perdhunojme’ dhe I nxjerrim te veteperdhunohen publikisht.
    Gje qe quhet Rilindje! Nuk e themi NE, e thoni ju, Kazan,
    Shkurt:
    Ky hyneri ‘Rraja I vogli’ nxorri ne drite ate qe
    KM me 20 familje mafioze ka perdhunu & do vijoje te perdhunoje Shqiperine Rilindisht!

    KMja dhe rraja I vogli pohun
    ate qe pat thene ne ligjerimiet e tij me rrjeta peshqish ambasadori lu (qe iku me rrjeten… bosh a plot kushpoedi).
    V.o
    Ky rraja I vogli dhe mbi te KMja shpallen praktikisht ‘Etapen e Re te Tiranise’:
    – NE
    kembakembes me ‘Shqiperia qe duam’ dhe ‘nuk keni pa gjo akoma!.

    Nderkaq, tjetri …
    A e vute re qe lubasha e la te tretej kete ‘pohim me gojen e tyre’?!.
    E thote Ahengxhiu vete
    (si artist kopuk qe eshte):
    -Sa e du une lulin s’e do njeri.
    Romeo e Zhulja, keshtu e kemi ne!!.

    Oruelliane?!!!
    Jo. S’ka llaf qe e etiketon.

    V.o
    Hyneri I fundit eshte Rilindja e ligjit te Cpifjes, tani kercenoi ‘perdhunimin’ qe I shkoi huq me pare, desh ta beje tinzisht, tani po e uluret me kercellitje…tashi do me shihni vemje!!
    Tani e tutje do perdhunoj & do tall b. e, ju Kazan do me beni mashalla!!
    Guxoni hapni gojen….
    Kembakembes, hora!

    Keshtu pra eksperimenti ‘Ferma e Kafsheve’.
    Une kam ardhe te bej PUNE Jo çikerrima, si e tha vete.

    Botnor. Gezon.
    Paste hijen e tij!.

  13. Po a ka torture me te madhe per nji vajze, sado ordinere qofte, se te ligjeroje kengen qe I detyrojne perdhunuesit e saj rraja I vogel dhe rraja deputet me KM prapa, parasysh qe kercenimet e tyre, qe nga KM e deri rraja qe kercenoi komisarin Nuhu jane: NE te vrasin ty dhe familjen, po Ike te ndjekim Kemba kembes, ju horra qe na nxirrni neve Horra Kriminele, pa harruar guximin prej xhahili Mafioz te rradhes vogel ne adrese te. l. bashes, v.o. ne dore te kujt jane zgjedhjet ne F- Kruje, ky rraja I vogli beri ne ket rast nji sherbim te madh publik, pohoi se Komisarjatin, Ligjin, zgjedhjet I ben Familja Rrraja ne F- Kruje, Familja x ne Shkoder, familja y ne Vlore…. ne perdhunojme Shqiperine
    Jo me nji debile qe thote ‘ne te dy digjeshim me cigare per qef ….’. ‘Perdhunojme’ dhe I nxjerrim te veteperdhunohen publikisht.
    Gje qe quhet Rilindje! Nuk e themi NE, e thoni ju, Kazan,
    Shkurt:
    Ky hyneri ‘Rraja I vogli’ nxorri ne drite ate qe
    KM me 20 familje mafioze ka perdhunu & do vijoje te perdhunoje Shqiperine Rilindisht!

    KMja dhe rraja I vogli pohun
    ate qe pat thene ne ligjerimiet e tij me rrjeta peshqish ambasadori lu (qe iku me rrjeten… bosh a plot kushpoedi).
    V.o
    Ky rraja I vogli dhe mbi te KMja shpallen praktikisht ‘Etapen e Re te Tiranise’:
    – NE
    kembakembes me ‘Shqiperia qe duam’ dhe ‘nuk keni pa gjo akoma!.

    Nderkaq, tjetri …
    A e vute re qe lubasha e la te tretej kete ‘pohim me gojen e tyre’?!.
    E thote Ahengxhiu vete
    (si artist kopuk qe eshte):
    -Sa e du une lulin s’e do njeri.
    Romeo e Zhulja, keshtu e kemi ne!!.

    Oruelliane?!!!
    Jo. S’ka llaf qe e etiketon.

    V.o
    Hyneri I fundit eshte Rilindja e ligjit te Cpifjes, tani kercenoi ‘perdhunimin’ qe I shkoi huq me pare, desh ta beje tinzisht, tani po e uluret me kercellitje…tashi do me shihni vemje!!
    Tani e tutje do perdhunoj & do tall b. e, ju Kazan do me beni mashalla!!
    Guxoni hapni gojen….
    Kembakembes, hora!

    Keshtu pra eksperimenti ‘Ferma e Kafsheve’.
    Une kam ardhe te bej PUNE Jo çikerrima, si e tha vete.

    Botnor. Gezon.
    Paste hijen e tij!.

  14. Patjeter qe c’dokush ka te drejte te shfaqe mendimet e tij! Edhe i ashtuquajturi gazetar andi bushati, i biri i bushatit dhe nip i kapos,besnikut te enverit! Pra, kush eshte kunder rames, eshte burre i mire,demokrat pavaresisht te kaluares! saliu eshte demokrat, pavaresisht se kush ka qene dhe eshte! Edhe lubonja eshte demokrat se nuk i pelqen rama!Pra per disa injorante gjysem analfabete vija e te qenit demokrat ose jo eshte rama! saliu eshte gjysem osmanlli dhe bushati eshte nje kurve mediatike me “syte blue”! Po pse per c’do gje qe ndodh ne Shqiperi eshte fajtor rama? A duhet te largohet presidenti Macron pse ndodh nje ngjarje e rende ne France? A e dini ju mytebere te saliut , se cfare na ka bere saliu neve qe ishim edhe antare te pd, qe desh lame koken per te hequr komunizmin? Por jo! Demokrat ishte vetem ai qe i servilosej saliut dhe bente krime me urdher te saliut! Saliu po krruset dhe se shpejti do te na lere shendene! Te pakten mesoni te shkruani shqip! PS Emrat me te vogel jane shkruar qellimisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *