• |
ide | kryesore

“Xhisiela”/ PD nxjerr emrat: Si u fshinë gjurmët e Ballës, Rrajës dhe Bushit në komisariat

Lajme, Të fundit

“Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik”.


Kështu ka deklaruar sot nw njw komunikim pwr mediat nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibeaj, nw vijim tw denoncimit pwr skandalin qw ka shoqwruar gjithw paditw e bwra nga Xhisiela Maloku nw adresw tw djalit tw deputetit tw PS.


Deklarata e Alibeajt

Edi Rama po përdor të gjithë makinerinë e tij të propagandës që askush të mos flasë për denoncimin e oficerit të policisë, Emiljano Nuhu, i cili përmend me emra mbrojtësit politikë të bandës famëkeqe të Fushë Krujës Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja.

Ata janë të përfshirë në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut natën e 21 Korrikut, por Policia ka bërë gjithçka për ta fshehur ngjarjen dhe për të zhdukur çdo gjurmë që mund ta vërtetojë atë.

Është fakt se deri më sot nuk ka asnjë veprim ligjor të asnjë organi shtetëror për të verifikuar se Taulant Balla, Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe banda e tyre kanë qenë në 21 Korrik në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës.

Është fakt i provuar me dokumenta nga nënkomisar Emiljano Nuhu se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, Kryeministri, Prokurorja e Përgjithshme janë vënë zyrtarisht në dijeni të ngjarjes dhe përfshirjes së Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në kërcënimin me armë të oficerit të policisë, por kanë heshtur dhe kanë mbuluar krimin.

Është fakt se nuk është bërë asnjë veprim ligjor për të pyetur policët e tjerë për praninë e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës atë natë në Policinë e Fushë Krujës.

Asnjë nga këto veprime nuk është kryer, sepse, me urdhër të eprorëve më të lartë, Policia e Shtetit është vënë në shërbim të bandës dhe politikanëve banditë për të fshirë gjurmët e krimit.

Çdo oficer në Policinë e Krujës Fushë Krujës dhe të Durrësit e di se gjithçka ka dëshmuar nënkomisar Emiljano Nuhu është e vërtetë.

Punonjës të policisë, por edhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë denoncuar se menjëherë pas bërjes publik të krimit në korrik, Taulant Balla i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, të marrë masa për fshirjen e gjurmëve të krimit dhe për të zhdukur provat e përfshirjes së tij.

Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik.

Policët e zonës e dinë se ky grup pune me detyrë specifike fshirjen e kamerave dhe serverave të bizneseve pranë Policisë kanë kërcënuar me tatimorë, banditë dhe armë këdo që ka refuzuar të bashkëpunojë për shkatërrimin e provave.

Punonjësit e policisë dhe punonjësit e SHKB-së tregojnë se vetë Drejtori i Policisë se Qarkut Durrës, Alfred Çepe është përfshirë personalisht në operacionin për zhdukjen e provave që implikojnë Taualant Ballën, Artur Bushin dhe Rrahman Rrajën në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut.

Ministri i Brendshëm është në dijeni të plotë të këtij operacioni, por nuk ka ndërhyrë për ta ndaluar atë. SHKB-ja që varet direkt nga Fatmir Xhafaj, duhet t’i kishte sekuestruar dhe administruar kamerat që provojnë praninë e Taulant Ballës në Fushë Krujë, por nuk e ka bërë këtë për t’i dhënë kohë shkatërrimit të provave.

Sot, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa kamë detyrimin t’u tregojnë publikut çfarë është bërë me kamerat e Policisë së Fushë Krujës dhe me kamerat rreth saj.

Heshtja, me shpresën se skandali do të harrohet, nuk ka për t’i ardhur në ndihmë as Taulant Ballës, as pengut të krimit Edi Rama.

8 Comments

  1. Ketu eshte çelsi i gjithe kesaj historie trishtuese dhe makabre . Eshte makineria e pushtetit qe gatuan kete çorbe te prishur dhe jo djali i deputetit . Ju takon juve te PD te veproni sepse keni edhe mundesine .

  2. rama i ka ne surrel dhe te xhith grat e tij 5 a sa ka pasur se bashku me mrika kodhelin,ermonel felas,lindita barbi kukulla e shemtuar,xhaqka,kumbaro po i pastrojn .dihet nuk munguan pelat erionka velija,shalsi,balla,ditmirka bushati etj ky i fundit me levore bananaje braziljane po i pastron videot.

  3. pye po ata karat e FBI qe solli bythqiri lu e gojqiri rama ku jan,apo jan duke i matur kilogramt mrikes,xhaqkes,eronkes,etj lavireve surreli.

  4. Doli njeriu qe vellain e tij e ka te denuar per droge e prostitucion keta jane moralistat e PD me xhelal mziun do mereni ju te PD se burri ka perdhunuar,perndjekur grate e dynjase i mbeshtetur nga luli dhe saliu

  5. Per kete komentuesin e fundit, qe kete koment perserit, qe me sa duket e ka shirit, por nese e akuzon Mziun, perse ky pushteti tend qelbacesh nuk zbato ligjin, ashtu si e propagando? Pra ju jeni shpifes, bastarde te dale boje,Gjendja e soteme e qeverise e bemat tuaja kane marre dhene, e smbulohen me me demagogjite mashtruese te mashtrueseve rilindas kuqale.

  6. Ja dhe k..it qe i bejn syt xixa u be i gjall. I erdhi zeri se hengri sufllaqe te pd. Keshtu ju do partia komuniste demokratike. Te fort qe te kacafyteni me armikun e brendshem. Te gjith ata qe i jan bashkuar kesaj partie jan ish komunista dhe ish sigurimsa kurse brezi i ri o ka pas gjyshin o baben komunist.

  7. Po si u fshin nuk na e thua e le keshtu ne ajer qe ta kuptojm vet me demek. Parti leshi me njerez idiota ne krye. Vazhdoni keshtu se me shume na mbushet mendja qe pse nuk duhet te vini ne pushtet edhe per nja 8 vjet te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu