• |
ide | kryesore

22:22 shenjë e fatit – Griezmann shënon golin që e futi në historinë e Champions

Sport



E mërkura ishte një mbrëmje plot gola në Champions League e do të mbetet në historinë e kompeticionit. Në fakt, në orën 22:22 është shënuar goli numër 8mijë në Champions League, kur kronometri i Atletico Madrid-Brugge ishte ndalur në minutën e 67′. Goli historik është i Antoine Griezmann, e ky gol do të kujtohet gjithmonë në kompeticionin më të rëndësishëm europiane për klube. Vetëm një minutë më parë, në të 66′, ka shënuar Lamela në Tottenham-Barcellona.

Por vlerën golit të Griezmann ia dhuroi ora, duke qenë se Lamela ka shënuar në 22:23, sepse ndeshja në Welmbley ka nisur me një minutë vonesë në krahasim me atë në Madrid. Fati i keq për Mauro Icardi që, cme golin e shënuar në minutën e 60′ kundër PSV, ka sigluar golin numër 7999 në kompeticion.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/j4/J4oJ.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *