• |
ide | kryesore

Barcelona, shpërthen çështja Vidal: nervozizëm në rrjetet sociale

Sport



Një fitore që mund të largonte hijet e krizës, por 4-2 me të cilin Barcellona ndëshkoi Tottenham në Wembley në Champions League, nuk bëri gjë tjetër vecse krijoi problem edhe më të mëdha. Duket se ka shpërthyer një cështje e re dhe me peshë në radhët e blaugranave: Arturo Vidal është bërë një problem.

Formacioni i Ernesto Valverde është kthyer tek suksesi pas një periudhe të errët në kampionat, por nuk ishte si e mendonte. Në mbrëmjen pas suksesit në Angli, nuk e ka fshehur dëshpërimin ish-mesfushori i Juventus e Bayern Mynih. Vidal, i futur në fushë në minutën e 87 kundër Tottenham, nuk e ka pëlqyer aktivizimin me pikatore të trajnerit të tij dhe e ka treguar gjithë tërbimin e tij në profiling zyrtar në Instagram.

Kileni ka publikuar një emoticon të nervozuar që shfaq qartë momentin ndjesor të mesfushorit, që edhe pas ndeshjes nuk ka ndaluar të flaës për mediat. Numri 22 nuk po gjen paq në Katalonjë, që nkur ka mbërritur këtë verë: në tetë ndeshje sezonale ka zbritur në fushë titullar vetëm në dy raste, në të cilat është zëvendësuar përpara një orë lojë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *