• |
ide | kryesore

Fëmijët e Fildes Hafizit, gjyqtares së vrarë nga bashkëshorti, e refuzojnë të atin në gjyq, dëshmojnë pa të

Lajme, Të fundit



Dy fëmijët e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi po dëshmojnë në gjykatë ku në bankën e të akuzuarve është i ulur babai i tyre, Fadil Kasemi.

Seanca po mbahet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e të atit të tyre, Fadil Kasemi. Gjykata pranoi kërkesën e fëmijëve që ky i fundit të mos ishte në sallën e gyqit.

Kasemi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, Fildes Hafizi, e cila punonte si gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës.

Krimi i rëndë u shënua me 31 gusht 2017 pranë shtëpisë ku banonte Fildesi, dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar.

Procesi gjyqësor mbahet në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe Kasemi përballet me akuzën “vrasje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim dhe mbajtje peng personi”.

Fildese Hafizi u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish bashkeshorti  Fadil Kasemi me të cilin  kishtë më shumë se dy vjet që  ishte divorcuar.

Sipas akuzës  i pandehuri e kishte kercënuar gjyqtaren edhe më herët publikisht me armë, në prani edhe të fëmijëve të tyre.

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *