• |
ide | kryesore

FOTO/ Aksident në Elbasan, përplasen kokë më kokë 2 makina, rëndë një shofer

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan ku ka mbetur i plagosur rëndë një shofer.

Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku mjeti me targa AA456TU me drejtues shtetasit R.T., banues në lagjen 5 Maji, Elbasan është përplasur me mjetin me targa AA289TT me drejtues shtetasin F.J. Por më pas është përplasur lehtë edhe autobusi me targa AA081TR me drejtues shtetasin G.B.

Si pasojë e përplasjes janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve shtetasit: R.T, i cili është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa F.J., jashtë rrezikut për jetën, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Nga autobusi fatmirësisht s’ka asnjë të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



2 Comments

  1. “Autostrada Elbasan-Metalurgji”, per te gjithe ata lexues qe s’e dine dhe per te gjithe ata gazetare qe kurre nuk e sqarojne, eshte nje cope rruge e ngushte kombetare pa asnje lloj ndarjeje dhe me 50 biznese e degezime rrugesh dytesore, nje nga rruget me te rrezikshme ne vend dhe per hyrjen perndimore ne Elbasan…

  2. Autastrade qe cdo 50 m hyne e dalin makinat nga rruga !!!
    Ka 20 vjet qe u be autostrade Ajo rruge dhe shume jane vrare ne ate rruge, por asnje nuk ankohet per ndryshimin e e rruges sepse njerzit ate njohin rruge, pra nuk dine me mire..
    Gjunah per popullin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *