• |
ide | kryesore

Fotografohet në publik vajza e Cardi B (Foto)

Paparazzi, Slider



Vajza e reperes Cardi B, Kulture është fotografuar në publik për herë të parë të mërkurën.

Ylli i hitit “Bodak Yellow” kishte dalë në një ballkon në Miami për t’i bërë disa foto vajzës së saj, e veshur në një fustan me tyl shumëngjyrësh.

Reperja 25-vjeçare dhe bashkëshorti i saj Offset u bënë prindër për herë të parë para dy muajsh dhe çifti ka qenë jashtëzakonisht privat në lidhje me të voglën.

Gjatë sesionit fotografik të improvizuar, Cardi B e veshur një robdishan të bardhë dhe me flokët e kapur, i realizonte vajzës disa foto me telefonin e saj ndërkohë që ajo ishte në krahët e një gruaje.

Vogëlushja e porsalindur dukej e lumtur dhe e shëndetshme.Këto foto vijnë një ditë pasi Cardi B u paraqit në polici për të dëshmuar në lidhje me sulmin ndaj disa punëtoreve të “Angels Strip Club” ne Queens, pasi pretendohej se njëra prej vajzave kishte fjetur me Offset. Reperja, thuhet se ‘urdhëroi’ ata që e shoqëronin të sulmonin dy vajzat me shishe dhe karrige, duke i dërguar ato në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *