• |
ide | kryesore

Frikë për jetën: Keita e kalon natën në spital

Sport



Frikë në kampin e Liverpool për Naby Keita. Mesfushori nga Guinea, doli nga fusha në minutën e 19′ në sfidën kundër Napolit në Champions League dhe është transportuar me urgjencë në spital, fillimisht tek San Paolo di Fuorigrotta e pastaj tek Cardarelli di Napoli, pasi ka shfaqur shqetësime dhe është ndjerë keq në fushë. E menjëhershme ndihma e parë për futbollistin e Liverpool që nuk i humbi asnjëherë ndjenjat dhe i është nënshtruar kontrolleve që kanë përjashtuar problemet kardiake fillimisht të hipotezuara.

Testet që ka kryer Keita kanë dhënë përgjigje negative, por mesfushori do ti nënshtrohet ende kontrolleve të mëtejshme për të kuptuar motivin se cfarë e bëri të ndihet keq dhe mund të largohet nga spitali gjatë ditës, megjithëse Liverpool që ka qendruar bashkë me Keita në Itali, nuk ka specifikuar datë ekzakte.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *