• |
ide | kryesore

Katy Perry dhe Orlando Bloom çojnë lidhjen në një etapë tjetër

Arkiva



Katy Perry e Orlando Bloom kanë pasur një lidhje ndahu-pajtohu, por prej rreth një viti janë një çift solid. Një burim deklaroi për “People” se ata janë gati për të hedhur një hap të rëndësishëm, fejesën.

“Orlando ende nuk e ka një unazë, por flet për të ardhmen. Të gjithë do të lumturohen nëse ata fejohen. Katy është e jashtëzakonshme”, -shkruan revista bazuar te burimi.

Javën e kaluar, ata bënë debutimin si çift, në Monako, në “Monte-Carlo Gala for the Global Ocean” dhe më pas fluturuan për në Greqi, për një pushim të shkurtër relaksues.

“Ai thotë gjithnjë se dëshiron të martohet përsëri dhe me sa duket Katy mund të jetë bashkëshortja e ardhshme. Janë të lumtur që të dy”, -deklaroi burimi i përmendur nga “People”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *