• |
ide | kryesore

Lajthitja e Arta Markut/ Prokuroria ngatarron emrat që kërcënuan Emiljano Nuhun

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arta Marku vendosi të reagojë një ditë më parë për çështjen “Xhisiela”, tema për të cilën këto ditë flitet kudo në media. Por për prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme do të kishte qenë më mirë të mos kishte reaguar.

Nuk ka mbetur gazetar që nuk di të tregojë me detaje pretendimet e Xhisiela Malokut, Emiljano Nuhut dhe Rexhep Rrajes për dinamikën e ngjarjes, e cila prej ditësh ka trazuar opinionin publik.

Ndërkohë në njoftimin e prokurorisë për hetimet e Emiljano Nuhut, Prokurorja e Përgjithshme, që supozohet të jetë më e informuar se të gjithë të tjerët, bën një gafë të pafalshme për pozicionin që ka.

Në vend të saktësojë se kërcënimet për Emiljano Nuhun u bënë nga Ramazan dhe Redjan Rraja, në njoftimin e prokurorisë shkruhet se kërcënimet u bënë nga Rexhep dhe Rrahman Rraja.

A e dinë në prokurori ndryshimin mes deputit dhe djalit të tij dhe kushërinjve të tyre, apo kjo është një manovër për ta devijuar hetimin?

Kjo mbetet për t’u parë. Ndërkohë më poshtë lexoni dëshminë e Emiljano Nuhut për kërënimet e Rrajave dhe njoftimin e prokurorisë që, me ose  pa qëllim, thotë një të pavërtetë të trashë.

Rrëfimi i oficerit të policisë gjyqësore për kërcënimin e Rrajave

“Më erdhën me makinë të zezë. Të tre u ulëm në tavolinë. Ata mu prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushërinjtë e Rexhep Rrajës. Me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thanë: “Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?

Emiljano Nuhu i përgjigjet: Unë kam marrë një dosje nga prokuroria në procedim penal që është regjistruar në ngarkim të kushëririt tuaj Rexhepit, dhe ndërkohë që po flisja ai më thotë: Nuk më rruhet k….. fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bëssh ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje.

Përsëri u mundova ti shpjegoja por ata më thanë: Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”

Njoftimi i prokurorisë për kërcëimin e Emiljano Nuhut

“Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit të Komisariatit të Policisë nr. 6 mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Emiljano Nuhu. Në kallëzim, sikurse në shkresën e dërguar për dijeni Prokurorisë së Përgjithshme, kallëzuesi pretendon se është kanosur për shkak të detyrës nga ana e shtetasve Rrahman Rraja dhe Rexhep Rraja.”



2 Comments

  1. Edhe ajo ka rrjedhur o njerez tamam si XHESILAqe ishte nen presion per te manipuluar ngjarjen edhe Markuci-eshte e detyruar te devijoje hetimet nga padronet qe e vune ne ate post .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *