• |
ide | kryesore

Makth në Napoli, Milik i vendosin armën në kokë dhe i grabisin orën Rolex

Sport



Nga lumturia e madhe për fitoren e arritur in-extremis ndaj Liverpool në Champions League falë golit të Insigne, tek frika e madhe për grabitjen e pësuar. Mund të përkufizohet kështu mbrëmja e Arkadiusz Milik, sulmuesit të Napolit, që në një rrugë të Varcaturos, pak metra larg banesës së tij në Giugliano, i janë afruar dy persona me skuter dhe i kanë rrëmbyer orën Rolex modeli Daytona me vlerë rreth 7mijë euro. Sipas ndërtimeve të para të ngjarjes nga policia, futbollisti polak po kthehej në shtëpi pas suksesit ndaj të kuqve. Milik ndodhej në makinë dhe është kërcënuar me pistoletë nga dy personat me fytyrë të mbuluar, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi. Nuk është hera e parë që një futbollist i Napolit pëson një aventurë të tillë të shëmtuar, ndërsa për këtë cështje kanë nisur hetimet e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *