• |
ide | kryesore

Nga 1 dhjetori ulen tarifat e telefonisë celulare në Shqipëri

Lajme, Të fundit

Prej 1 dhjetorit tre kompanitë e telefonisë celulare në Shqipëri, duhet të ulin me 17 përqind çmimin e bisedave telefonike mes tyre. Vendimi për këtë është dhënë nga AKEP.

E ndërsa sektori i telefonisë celulare në vend është përfshirë në zhvillime që mund të çojnë në ndërrimin e pronësisë të kompanisë së dytë më të madhe në vend Telekom Albania, AKEP ka ndërhyrë në këtë treg duke ulur tarifat e thirrjeve telefonike mes operatorëve. Nga 1 dhjetori i këtij viti çmimet do të ulet me 17%.

Ndërkohë nga dhjetori i vitit të ardhshëm këto tarifat për këto thirrje do të ulen me 9% të tjera. Sipas AKEP këto reduktime do të çojnë edhe në uljen e çmimeve të thirrjeve telefonike për konsumatorët shqiptarë.

“Nuk është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në atë që paguan konsumatori, por është një ndërhyrje e tërthortë, duke ulur tarifat në rrjetet e tre operatorëve synojmë që konsumatori të përfitojë uljen e tarifave”, u shpreh Pajtim Melani, drejtor i tregjeve në AKEP.

Në Shqipëri janë tre kompani që operojnë në sektorin e telefonisë celulare.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu