• |
ide | kryesore

Policia nuk tregon emrat e viktimës dhe të plagosurve në qendër të Tiranës

Lajme, Të fundit



Edhe pse po mbushen 2 orë nga vrasja që tronditi Tiranën me 1 të vrarë dhe 2 të plagosur policia është mjaftuar vetëm me një njoftim të shkurtër me 3 fjali.

“Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Sapo të identifikohen do tua nis gjeneralitetet” – thuhet në njoftimin e policisë pa dhënë asnjë emër.

Lapsi.al mësoi se viktima është Rigers Gaxha ndërsa të plagosurit janë Ervis Martinaj dhe Leart Hasa. Të njëjtat burime thanë se Gaxha është badiguard i Martinajt. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes se cilat janë motivet dhe mënyra se si ka rrjedhur situata. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. ramastan,shullazistan,rrajastan,roshistan bythqiristan.pes vite tritol,vrasje,kokain,kanabis me mut se muti enver se atehere nuk dihej qfar vriste e sa monstra enver e jristaq rama,por sot shullazi shoku i tahirit e rames vrau nji e plagosi dy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *