• |
ide | kryesore

Pro Ramës, kundër shpifjes

1, Arkiva, Ide

I kapur në hall nga skandalet që po i shpërthejnë njëri pas tjetrit, i gjendur në vështirësi, pasi makineria e vet e propagandës, nuk po i bën dot ballë kriminalizimit dhe makutërisë të njerzve të tij, Edi Rama është munduar të tërheqi vëmendjen me një shashkë të re në publik. Ai ka propozuar një ligj të ri kundër shpifjes që do të “disiplinonte” denoncimet që nuk po rreshtin kundër skandaleve që prodhon qeverisja e tij.

Duhet thënë që në fillim, askush nuk ka pse të jetë apriori kundër një propozimi të tillë.

E para sepse duke bërë këtë gjë Rama do të arrijë një qëllim politik. Ai do të krijojë një front virtual, në njërën anë të së cilit janë të ndershmit që mbrojnë të vërtetën, duke krijuar përshtypjen e rreme se në krahun tjetër kanë mbetur ata që s’kanë më armë tjetër veç “kazanit mediatik” dhe “makinerisë së baltës” kundër kryeministrit rilindas.

Pra, sado e dyshimtë dhe qëllim keqe të jetë paketa e pa konkretizuar kundër shpifjes, askush që do të bëjë politikë të pastër dhe gazetari të vërtetë nuk ka pse e kundërshton atë.

Në radhë të dytë duhet paranuar se opozitarët dhe kritikët e kryeministrit jashtë opozitës, tashmë të bindur se kanë përballë një pushtet sa të korruptuar po aq dhe të kriminalizuar, i kanë dhënë një liri ekstreme vetes, duke mos ndarë në mënyrë të ndershme faktet nga bindjet personale.

Le të marrim një shembull nga debati i fundit i nxehtë që është hapur në vend, ai nëse Taulant Balla ka qenë në 21 korrik për të kërcënuar personalisht nënoficerin që po hetonte rastin e Xhisielës.

Megjithëse unë vetë jam i bindur, se pak rëndësi ka nëse ishte apo jo kreu i grupit paralamentar të PS atë natë në Fushë Krujë, pasi pushteti i tij e kryer atë krim, prapë respektoj aq shumë të vërtetën, sa të pohoj se deri më tani, ne nuk kemi asnjë provë tjetër përpos dëshmisë së Emiliano Nuhut.

Por, pavarësisht nga kjo, i pashë dje përfaqësuesit e PD të flisnin për prova të pa shfaqura, për dëshmi pa emër, që pretendonin të vërtetonin se kamerat e stacionit policor dhe ato të bizneseve përreth janë fshirë.

Le të jemi të qartë, kjo edhe mund të ketë ndodhur, por në asnjë vend me zakone dhe rregulla demokratike, as politikanët dhe as gazetarët nuk i japin lirinë vetes të flasin pa fakte. Ndaj dhe këtu tek ne kjo praktikë duhet ndalur.

Sepse mbi të gjitha ajo i shërben vetë opozitës dhe kritikëve të Ramës.

Ky pushtet ka mbi shpinë aq shumë zullume, sa duke ngatërruar të njomin me të thatin, ai vetëm përfiton. Për t’a demaskuar atë, dalin dhe teprojnë vetëm mëkatet e tij 100% të vërtetushme.

Pra në këtë kuptim, ashpërsimi i masave kundër shpifjes, vetëm do ti bënte mirë kundërshtarëve të vendosur të kryeministrit. Ai do t’i shtonte atyre  besueshmërinë dhe për pasojë edhe rrezikshmërinë ndaj pushtetit.

Natyrisht, thënë këtë, jam i ndërgjegjshëm edhe për dilemat e të gjithë atyre që duke rënë dakord me këto argumenta teorikë dhe parimorë mund të ngrejnë një pyetje të thjeshtë: Po përse duhet të pranojmë në heshtje që Rama të ketë një kamzhik në dorë më shumë? Pse duhet të jemi dakord kur e dimë qëllimin final të tij? Pse nuk duhet të ngremë zërin kur të paktën nga sa ka thënë deri më sot, ai do ti ngjeshi gjoba marramendëse kundërshtarëve të vet?

Të gjithë këto dilema duken të drejta, por ato nuk kanë asnjë vlerë praktike. Edhe me ligjin që kemi sot pushteti mund të të rrënojë ekonomikisht me akuzën se ke shpifur. Në më shumë se një rast, drejtësia e ka provuar këtë në kohë të Berishës, me dënimet marramendëse që i dha atyre që flisnin për familjen e kryeministrit apo të afërmit e tij. Dhe që nga ajo kohë asgjë nuk ka ndryshuar, Kodi Penal është i njëjti dhe drejtësia ka rënë në prehrin e pushtetit të radhës.

Pra në këtë kuptim, Rama e ka sot në dorë të persekutojë financiarisht për shpifje këdo që i teket. Paketa e re nuk mund t’a ndihmojë për asgjë më shumë. 

Prandaj debati për një qëndrim të ri ndaj “akuzave të pafaktuara” nuk ka pse shihet me frikë.

Në të kundërt ai i bën mirë shoqërisë, pasi nga njëra anë, ai rrit besueshmërinë e kritikëve të pushtetit dhe nga ana tjetër i heq mundësinë këtij të fundit, t’a ndajë fushën e betejës në dy barikada, në ata që e luftojnë shpifjen dhe në ata që e përdorin atë si armë.

©Lapsi.al

24 Comments

  1. Por ti o Bushtat,thua perdite e gjithe doyen se rrama i ka ne dore te gjithe pushtetet, atehere si i behet per te gjetur se ka apo nuk ka te drejte ai qe pernmend nje tradheti apo nje vjedhje te qen qeverise ku prokuroria e gjykatat e polizia jane ne dore te mafias se doçerve, te cilat te gjitha theniet e kundershtareve do to nxjerrin si shpifje e do te denohen. Edhe kur do te besh budallain nuk e ben mire. Kjo do te thote qe je dallkauk dhe ben agjit propin e kkk -se, llumit shqiptar.

  2. Jam apsolutisht kunder kesaj qe thua z.Bushati , biles mund ta quaj me plote gojen nje nga shkrimet
    e tua me te dobta . Nese nxjerr jashte loje Ballen ,Rrahjan,Bushin dhe kryetarin e tyre horrin Rama ,
    zere se nuk ke thene asnje gje , biles u ke sherbyer atyre . Nese ti ve ne dyshim pranine e z.Balla ne komisariat
    do te thote qe ti nga kjo histori nuk ke kuptuar asgje .
    Babalja , ndoshta nuk ka inteligjencen e Nuhut , inteligjencen tende apo ku di une por “rregullat e rruges”
    i njeh me mire se ti dhe kushdo tjeter se kishte pervoje pune ne kete fushe . Duke ditur dhe njohur mire
    “kodin e rruges”, duke njohur me ke kishte te bente dhe sidomos duke ditur qe ai ishte vellai i ministrit te
    brendeshem do ta akuzonte kot Agronin ai ?
    Une them me bindje te plote JO
    Duke pare dipllomat qe paska Nuhu dhe se ku i ka marre , duke marre vesh se qenka nje nga 8 me te miret
    e ketij vendi , duke ditur se si funksionon ky vend dhe sidomos duke ditur me ke kishte te bent dhe se ç’jane
    ne gjendje te bejne keta lloj tipash mund te hidhte akuza te kota kunder Balles ,Rrahjas dhe Bushit ?
    Une them me bindje te plote JO .
    ————————————————————————————————————————————–
    Ndersa kjo ideja e aprovimit te ashpersimit te masave kunder shpifjes eshte akoma me absurde .
    Ketu njerezit dhe ne anonimitet kane frike te thone nje te vertete qe bie ndesh me nje persona te veshur
    me petkun e pushtetit dhe te politikes dhe jo me te dalin ashiqare kur perballe ka nje makineri qe ha dhe zhduk gjithçka .
    Do ta mirkuptoja kete idene tende ne nje vend si Gjermania ,Franca , Anglia ku pushtetet jane te ndara . Por kurrsesi ketu ku me e frikshme eshte policia se mafia , jo ketu ku me i frikshem eshte gjobevenesi prokuror(gjykates) se mafiozi , jo ketu ku media eshte avokat i pushtetit .
    Nje shprehje popullore thote: “prapa kraheve shahet edhe mbreti ” kur dihet qe ai me nje fjale goje te priste
    koken ne çast . Koha ka treguar qe njerez me brum dhe me bindje te forta kane guxuar edhe pse e kane ditur qe minuta pasardhese ka qene fatale per ta . Kane guxuar sepse ne anen e tyre ka qene e drejat , kane guxuar sepse ne anen e tyre ka qene i Madhi Zot . Kane guxuar dhe sakrifikuar per te vene ne vend dinjitetin e antenateve te tyre , kane guxuar qe pasardhesit e tyre te mos vuanin me nga padrejtesite e ketyre horrave e bij horrash .
    Ndersa ne ne shkallen me te larte te civilizimit , ne demokraci , kemi frike te themi nje te vertete absolute .
    Boll me , NJEREZ GUXONI ! Nuk ka lavi , nuk ka liri pa rrezikuar e pa guxuar . Respekte atyre qe guxuan .

    1. O xxxxx! Lexoje reshtin e fundit te komentit tend dhe me thuaj a je gjysem analfabet?! Andi eshte i shiture tek saliu!

  3. Megjithate jam I mendimit se edhe shpifjet me idiote dhe monstruoze te kujtdo qofshin Jane shume me te pademshme se krimet she zullumet e shtetit.Ne fund te fundit shpifjet Kane nje efekt emotional kurse krimet efekt kriminal.Edi Rama po don te denoje emocionet dhe jo krimin.

  4. Na dhjete ne breke nga te qeshurat.28 vjecari I fundit qe po perjeton Shqiperia eshte krejt shpifje.Shumica e shqiptareve qe nuk shpifen ,genjyen,mashtruan sot marrin nga 12000 leke pension,jane te papune ,jane te varfer.Ata qe shpifen jane bere elita .Kurse kokeloqet komentues zihen me njeri tjetrin se cili kryetar partie eshte me I pasur.

  5. O lomo ,shpifjet e serbeve dhe grekeve kunder shqiptareve etnike per automtonine ne trojet e tyre kane pasur efekt emocional apo kri inal ????!!

  6. Kushdo ndaj te cilit shpifet ka mundesi ta pergenjeshtroje ate me fakte dhe prova keshtu dhe vendndodhja e nje personi mund te vertetohet sidomos kur eshte figure publike me justifikimin e rreme se ka qene per peshkim rrezon ç’do alibi tjeter per vendndodhjen e tije.

  7. Një shkrim tepër i dobët Bushatit sa i takon argumentave llogjike, pikërisht se ju largohet fakteve konkrete.
    Vini re se Bushati, meqë e ka të fiksuar në kokën e tij se Berisha është e keqja e këtij vendi, edhe këtë marrëzinë e re të Ramës për risjelljen e ligjit 55 të kohës së diktaturës komuniste, për dënimin e mendimit ndryshe apo kritikës ndaj qeverisë, përpiqet të na e mbushë mendjen se para Ramës e paska bërë Berisha.
    Sipas Bushatit, Berisha i paska rënë kot më qafë Talo Ballës se ka shpifur kundër fëmijve të tij e gjykatat e paskan dënuar Talon pa asnjë faj ???????????
    Bushati ndonëse është i bindur që të gjitha çka ka denoncuar oficeri Nuhu janë të vërteta, vetëm denoncimin e tij për Ballën se ka qenë prezent në komisariat, e quan të pa vlefshëm, sepse sipas tij nuk paska fakte.
    Por më së paku o Bushat duhet të ngrije pyetjen krejtësisht normale e llogjike :
    Përse ndonëse kanë kaluar kaq ditë, nuk kanë dalë pamjet e kamerave të sigurisë mbrenda e jashtë komisariatit të policisë ? A mos është edhe kjo pyetje një “shpifje” ?
    Po pse more Bushat, pak raste kanë parë shqiptarët kur Taulant Balla ka bërë deklarime publike që kanë rezultuar gënjeshtra apo shpifje ?

    1. I pa emer mos ngatero 55 se ta do bytha me llazoret e PD qe sic tha dhe qofte largu me benevrek se nuk mundim te fitojm kunder Rames,prandaj mashtro genje dhe ku te dali vetem familia e kermes mos ngacmohet .

  8. Nji qendrim merobazian, bushat, ‘e çuditeshme’,
    E, nuk fshihesh mas gishtit kur thu:
    1-Duhet thënë që në fillim, qe askush
    nuk ka pse të jetë apriori
    kundër propozimi te nji ligji ‘AntiShpifje’
    dhe vijon argeminton
    apriori!
    Argumenti kercet fort, dagadag.
    Te kujtoj bushat qe Tirania komuniste nxirrte ligje biranike bazuar ne premisen:
    ‘Lufta e Klasave’ lokomotive e shoqerise: Klasa reaksionare- klase armiqesore, per t’u cfaruar.
    Nga drejtesia e Majes se Shpates se Partise, nga Diktatura e …..’Proletaritit’- Demokracia me e laaaarte!

    Bushati:
    2. Pak rëndësi ka nëse ishte apo jo kreu i grupit Prl. të PS atë natë në Fushë Kruje.
    Yyyy, dagdag po Kercet fort.

    Ka shuuume rendesi
    PSE kreu I Gr.Pr. PS
    Taulant balla,
    per te cilin ti bushat mbreme degjove nga Komisari kete: tballa eshte pjesetar i grupi kriminal,
    ne shkresat e Policise!!,
    Sepse
    Rraja- Gate nuk eshte me pune xhisele,
    por ka dale ne faqe, me fakte (thuajse e me tej edhe plotesishte)
    koka e Meduzes ne veprim.

    ‘Zagan’- Gate pasuar me ‘Rraja’- Gate, plus patatja pervelake e Familjes tjeter mafioze ne Shkoder, e tjetra ne Vlore, e dosja bubulake gjushdako e sejdini, eh,
    Rrjeta na u mbush plot., qe j’u bofsha kurban, tha.
    Dihej, dosjet aty jane, po nuk e sheh ti bushat qe simitet po dalin mbi tavoline ?!

    Cudi qe ti, merobazisht,
    thu qe nuk sheh naj gjo te rendesishme!

  9. Ligji kundra shpifjes mbyll çdo shteg, hapesire apo liri te fjales se lire! Shpifje i quajti Rama mushkonjat e Lazaratit, shpifje deputetet me te shkuar kriminale, shpifje tenderat e shendetesise, shpifje akuzat e Zaganit per Tahirin, etj etj.. te tera rezultuan nji e nga nji te verteta, te verteta qe te pakten larguan disa mafioz nga politika aktiva, te verteta qe ngriten deri diku nje shqetesim te nderkombetaret te cilet i shtuan kushtet e anetaresimit ne BE qeverise Rama! Ndaj fuqi absolute s’mund t’i dhurojme me sulltanit Rama, se me teprice i ka edhe tani qe diskutojme! Ndaj apriori pro ketij ne ligji, ne kushtet aktuale mund te jesh vetem ti pro qe me siguri ke marre pjesen tende per kete « analize »…

  10. Ky Dinshumi,zhele-zhele/kaperceu mbi nje dele.Tek Dinshimi nen jastek/mund te gjesh nje cope byrek.Po me teatrin c’behet,po me zharren,po me te humburit,po me plehrat,po dreqin dhe shejtanin…..konsum mediatik.Me Bashen ne krye do t’ja hame Rames.Mjere te humburit.

    1. Po leri o lumëmadh bejtet idiote alla Ed Rama e gjuhën e ndyrë të mbushur me m……
      Nëse ke këllqe e tru, mund të polemizosh me cilindo këtu por ama me argumenta e llogjikë e jo duke lehur si qen rruge kundër të tjerëve.

  11. I nderuar z. Bushati,

    Nu kete rast jeni absolutisht Gabim!!
    Eshte mese normale te analizohet dhe vleresohet cdo nisme. Por nese harrohet apo injorohet konteksti dhe si jane keqperdorur iniciativa te tjera si reforma ne drejtesi, ju si analist beheni pale me te keqen dhe i sherbeni asaj. Kryeministi jone kerkon vetem te mbaje pushtetin me cdo kusht pa asnje dhimbje per popullin e tij dhe kjo nisme nuk mund te shihet me asnje konsiderate tjeter vec kesaj.

    Ne kete pike ju nuk duhet te beni nje zgjedhje letrare me ke jeni po duhet te mbani qendrim nese doni kete sistem rilindas apo kerkoni ndryshim….

  12. U vrane shume ne kete lufte,madheri -tha Volteri,s’ka gje -tha mbreti do ti japim nga nje medalje.Xhisela iku ,tani dalin me mijra si Xhisela ,i ha koha vete.Psh Nishani do ti jepte ndonje medalje me motivacionin”dalluar per prostitucionin demokratik”

  13. Qeke bole me nje kokerr,je tamam per medalje “bole i demokracise”.Vleresoje mire situaten para se Nishani ta japi llamarinen e nderit,.Oh sa mire qe je nje bole ,i duhet lapsit nje bole se nje e ka vete dhe beheni dy bole bashke,

    1. Si puna e m….. që po ta trazosh, bie erë e qeb dynjanë.
      E paskam “ofenduar” këtë trapin duke e quajtur “patriot idiot demokratik”.
      Shoh se nga pordhacëria për t’ju referuar Volterit, ka kaluar menjëherë në pëllitjet e Derrit.

  14. Te ishte Volteri gjalle me siguri we do ti thoje Valter ore kapter.Je kalama dhe beqar,behu burre ,martohu dhe pastaj fol.Lapsit I duhen pa bole fare,nqs e kupton ore koqe.

    1. O “Berti” !
      Ngaqë të bënë tabelë qitje të gjithë komentuesit për idiotësitë e banalitetet që postoje me këtë pseudonim, kujton se po fshihesh me pseudonimet “Moniqa,medalja apo Çorba e prishur”
      Nuk ka nevojë që të të vë edhe unë epitete, se epitetet për veten tënde i ke përzgjdheur në palo postimet me emra të ndryshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu