• |
ide | kryesore

Tifozët e Atletico nuk falin: shkatërrojnë pllakatën e Courtois në “Walk of Fame” të stadiumit

Sport



Thibout Courtois nuk është më i preferuar në anën tjetër të Madrid, aty ku dikur ishte idhull. Simbolike hakmarrja e tifozëve të Atletico Madrid. Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, fakti që Courtois është i përfshirë në Paseo de Leyendas (Ecja e egjendave) të Wanda Metropolitano nuk është më e pranueshme duke qenë se është portieri aktual i Real. E dikush e ka marrë cështjen me shumë inat, duke vandalizuar pllakën me emrin e belgut të shkruar sipër, duke harruar historinë e tij me colchoneros, prej 154 ndeshjesh (e vetëm 124 gola të pësuar), një Liga, një Europa League e një Kupë të Spanjës. E gjitha kjo është fshirë nga një kalim në Bernabeu e në të njëjtën mënyrë gati është fshirë Courtois nga metali, ku tani e shkruara është praktikisht e palexueshme.

Atletico Madrid e kishte marrë në konsideratë që prezenca e Courtois në Walk of Fame do krijonte tension e në javët e mëparshme kishte rritur sigurinë në zonë, pikërisht për të evituar surpriza të padëshirueshme. Por tërbimi i tifozëve ka kaluar përtej masave të marra e pas ndeshjes së Champions League kundër Brugge, si e ka konfirmuar Atletico përmes profilit Tëitter, pllakata përkujtimore e portierit është dëmtuar keq. E tani tifozët kërkojnë që të mos restaurohet, por të hiqet përfundimisht.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *