• |
ide | kryesore

Tom Cruise nuk takon të bijën prej 5 vitesh, e ndalon… sekti ku bën pjesë

Paparazzi



Tom Cruise është një nga aktorët më të famshëm e më të dashur të Hollivudit, por si baba, lë për të dëshiruar.

Prej 5 vitesh, ylli i “ Mission Impossible“ nuk ka asnjë kontakt me të bijën 12 vjecare, Suri, vajza e vetme biologjike e aktorit ( Tom ka dhe dy fëmijë të adoptuar me Nicole Kidman).

Revista Star shkruan se shkaku që Tom është shkëputur nga Suri, është besimi i tij tek Shkencologjia.

Krerët e kishës, shkruan Star, e kanë ndaluar të shohë fëmijën dhe ai nuk e ka kundërshtuar këtë vendim, ndonese sipas një personi të afërt, nuk e ka pasur të lehtë ta vërë atë në jetë.

Vogëlushja ndërkohë jeton në Nju Jork dhe Los Angeles me të ëmën, aktoren Katie Holmes, e cila ka fituar kujdestarinë e plotë të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *