• |
ide | kryesore

“Toyota Yaris”/ 3.4 milion euro në makinë, të arrestuarit në prokurori: Nuk ishim në dijeni të parave

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje katër personat e arrestuar për sasinë rekord të parave të fshehura në dy mjete Toyota Yaris në qerdhor të këtij viti në portin e Durrësit.

Për 3.4 milionë eurot e fshehura kanë dhënë llogari përpara prokurorit Edi Lika, djali I tij Klevi Lika si dhe shoferi Agim Çeka e Alban Mollaymeri.

Të gjithë të arrestuarit janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të parave të fshehura në bordin e makinave, duke hedhur poshtë kështu akuzat që janë ngritur mbi ta.

Akoma deri më tani nuk janë vënë në pranga dy kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi, të dyshuar si porositësit e dy mjeteve Yaris ku u gjetën paratë.

Kujtojmë se kjo çështje u kthye dhe në një përplasje politike, pasi një ditë para aksionit të policisë, ka qenë Lulzim Basha i cili ka folur për para të krimit që po vinin në Shqipëri, me garancinë e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.



3 Comments

  1. patjetr qe nuk ishit se roshi,frroku,balili,sajmir tahiri ,shullazi,etj po te pranoni ju qijn ne byth e goj siq qijn ramen,ballen e erionken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *