• |
ide | kryesore

Vettingu/ PD i përgjigjet Ballës: Mazhoranca i miratoi me një vit vonesë amendamentet e opozitës

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës se opozita kërkoi pazare për ligjet e vettingut.

Gjithashtu Kuvendi miratoi sot pa praninë e opozitës Projektvendimin “Për një shtesë personeli në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”; projektvendimin “Për disa ndryshime të strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” si dhe projektvendimin “Për shtesë të numrit të punonjësve dhe riklasifikim të pagave të administratës së Institucionit të Komisionerëve Publikë”.

Në një deklaratë për mediat Partia Demokratike thotë se opozita nuk kërkon kurrë Pazar me Ramën dhe se ligjet e miratuara sot kanë qenë tek amendamentet e opozitës që i refuzoi PS-ja.

Taulant Balla deklaroi se PD me në krye Lulzim Bashën nuk dëshiron që të finalizojë reformën në drejtësi duke kërkuar pazar për ndryshimin e 7 ligjeve për Vettingun, por që sipas kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Halli i opozitës është halli i Lulzim Bashës. Një njeri që mori në qafë partinë e tij, por edhe partinë e Monikës. Sot mungojnë për t’i dhënë mbështetje vetingut të drejtësisë. Këto tre vendime na ndajnë me opozitës. Ne duam ta çojmë deri në fund këtë reformë. PD kërkoi Pazar për të ndryshuar 7 ligjet e vettingut, por ne nuk bëjmë kurrë pazar me vettingun në drejtësi”, u shpreh Balla.



1 Comment

  1. Do ti bejme ligjet sic duam ne, e ashtu si na e kerko puna, qe vazhdimesia e rrembimit te pushteteve, e mbrojtjes se banditeve te jete me dakordesine e rilindasve bandite, keshtu pra, ata qe nuk i votojne keto ligje, jane armiq te pushtetit…..Keta jane rilindasit, qe e tere pasqyra e veprimeve me administrimin shteteror te te gjitha ketij shteti ti kete vetem njeri ne tepsi. Keshtu duan keta, e keshtu e kane bere, por mesa duket dicka nuk po u ecen, e jane hedhur ne sulme shpifese kunder opozites. OPozita kurre mos te futet ne parlament, te rrijne si moniste, se ashtu jane, dhe le te na aprovojne ligje ashtu sic kane bere deri mesot, pra ky do jete, ne mos qofte pushteti i diktatures se re rilindase me maske demokratike, e mbuluar nga pupulat banditesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *