• |
ide | kryesore

Xhisiela ndryshon alibi: Problemi me Rexhepin, se nuk më la të gjeja një tjetër!

Lajme, Të fundit



Ditën e hënë në dy intervista të ndryshme, në Klan dhe në Top Channel, 25 vjeçarja Xhisiela Maloku u përpoq ta mbrojë sa të mundej ish të dashurin e saj Rexhep Rraja duke e shfajësuar nga të gjitha akuzat që i kishte bërë për dhunë dhe përndjekje.

Pavarësisht sa u mundua, Xhisiela u duk se ishte në një mision të pamundur, për të bindur se dhuna e deklaruar në kallëzim nuk kishte ndodhur dhe se faji kishte qenë i vetë asaj, që nuk kishte rezistuar dot një xhelozie të sëmurë për ish të dashurin, Rexhepin.

Në themel të alibisë së Xhisielës, ishte pikërisht xhelozia. Ishte prej xhelozisë, që ajo kishte bërë denoncimin në komisariatin Nr.3 në Tiranë ku kishte shpikur të gjitha detajet e dhunës nga djali i deputetit.

Ishte për shkak të xhelozisë që Xhisiela ishte rikthyer në SHÇBA-në e Durrësit për të kërkuar depozitimin edhe njëherë të kallëzimit, të cilin e kishte tërhequr më parë.

Në të dyja rastet tha Xhisiela, “Rexhepi kishte ikur me pushime me atë që ajo nuk donte”.

Por në një lidhje live në Instagram, ku i përgjigjej ndjekësve të saj, Xhisiela Maloku foli ndryshe. E lodhur nga alibitë, nga gënjeshtrat, ndoshta edhe në një moment shpengimi, 25 vjeçaraja iu rikthye versionit të parë, atij të kallëzimit në polici, sipas të cilit burimi i konfliktit dhe dhunës, nuk ishte xhelozia e saj, por e Rexhepit.

“Jam bërë xheloze se Rexhepi ka një tjetër, por nuk më la mua të gjej një tjetër. Realisht ky ka qenë problemi im me Rexhepin” u shpreh Xhisiela duke rrëzuar alibinë e saj në publik, ku fliste për një xhelozi të papërmbajtur ndaj Rexhep Rrajes.

Ndërkohë në intervistat në Opinion dhe në Open, Xhisiela Maloku ka treguar se ende vuan nga xhelozia për Rexhep Rrajen dhe nuk ka përmendur në asnjë rast një histori të saj të mundshme me një djalë tjetër.

“Në datën 20 kam shkuar në komisariat, por nuk e kam bërë denoncimin. Nuk e bëra sepse u qetësuam. Dola nga komisariati, e takova dhe më kërkoi falje. Ai ishte aty sepse i thashë unë më parë që do e denoncoja. U sqaruam dhe m’u mbush mendja që ta fal. Pasi u pajtuam, në datën 21 shkova sërish në komisariat pasi nuk e mbajti fjalën e dhënë. Ai iku me një tjetër me pushime. Atë natë, në datë 20 u nis. E mora vesh nëpërmjet shoqeve. Në fillim nuk i besova, por doli që ishte e vërtetë. Nga inati shkova dhe e denoncova për dhunë” u shpreh Xhisiela në emisionin Open.



8 Comments

  1. te ka rraja pel te ka balla fel,
    te ka rama mushk
    te fur roshi dushk.keshtu esht kur te kapin monstrat enver,ramiz,spiro kolek,kristaq rama,rosha,dosha,edvina,xhelila,balila ,frroka,ndoka etj qelb.enveri barin ju beri spageti bolonjeze e rama leshin e negjmijes sup gjeldeti.

  2. E cfare ndryshon ketu qe lapsi mundohet ta paraqese si ‘renie te alibise’ ???

    Aanal_ize kot fare. Pra nuk isha une xheloze por ishte ai xheloz. E pastaj ? Cfare ndryshon ky fakt ne tere kete histori ?

    Keta te lapsit kan rreshqitur fare.

  3. Filmi, e roli i kesaj vajze, qenka shume e deshperueshme,m sepse pranon mbi trup, e shpirt torturat, por kjo mos te jete mesim per gra e motra qe te fshehin dhunen, ne kete rast, alibite, e lojrat e fjaleve qe ka thene deri tashti te cojne ne interesa te tjera e te dhunes psikologjike, por moralin ku e con kjo vajze qe edhe ate e ka perdhunuar vete dh ia le ne dore perdhunuesit. Eshte pak te thuhet si e shitur, sepse me shkollen qe ka duhej te jepte rastin emancipor te vajzave fshatare. Fshati po fshat mbetet, sa do shkolle e vile, e makine, koncepti, injoranca e maskarenjte egzistojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *