• |
ide | kryesore

Zbardhen rrethanat/ Kush ishte shënjestra e atentatit në mes të Tiranës (FOTO)

Lajme, Të fundit



Rigers Gaxha është personi që ka mbetur i vrarë në përplasjen me armë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ndërsa 2 të plagosurit janë Ervis Martinaj dhe Leart Hasa. Të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende se cilat janë motivet, por burime policore i thanë lapsi.al se gjithçka nisur pas një konflikti verbal mes dy grupeve rivale në ambietet e lokalit. I pari që ka hapur zjarr mbrëmë në lokalin ku ndodhi ngjarja, ka qenë truproja e Martinajt. Më pas është qëlluar nga pala tjetër ku mbeti i vrarë turproja dhe u plagosën dy të tjerët.
Pas të shtënave ka pasur një përleshje mes disa personave aty, pjesë e dy grupeve. Brenda në lokal është
qëlluar mbi 10 herë ndaj tavolinës ku ndodhej viktima. Sipas të njëjtave burime shënjestra ka qenë Martinaj, por Gaxha që ishte truproje e tij ka dalë para plumbave.

Martinaj ka marrë një plumb në qafë, por pa rrezik. Ai është me origjinë nga Burreli është përfshirë në disa ngjarje mes të cilave ajo në lokalin “Muraga” në zonën e Linzës në 2016.

Image result for ervis martinaj

Për këtë ai u dënua me 1 vit e 4 muaj burg si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015. Po ashtu emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit.

Ishte biznesmeni Ylvi Beqaj, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se Ervis Martinaj e ka kërcënuar dhe i ka ofruar 7 milionë euro, në mënyrë që ai të mbyllë gojën në gjyqin kundër Shullazit. 36-vjeçari nga Burreli, i cili është rritur në Laç dhe jeton në Tiranë, është dënuar edhe me burg dhe disa herë me gjobë për organizim të palejuar të lotarive në Tiranë.

Image result for ervis martinaj

 

Martinaj dyshohet gjithashtu se megjithëse ishte pjesë e policisë ka kërcënuar me jetë në vitin 2013, shefin e repartit special “Shqiponja”, në kulmin e operacionit të lojërave të fatit. ©LAPSI.al

Image result for ervis martinaj



2 Comments

  1. ”’ burime te sigurta policore i thanë lapsi.al se ….. ‘

    Shikoni sa versione te ndryshme, sa hamendesime , sa budallaliqe do dalin tani neper media.

    Cdo gazete , portal , tellall do thote ‘ SIPAS NJE BURIMI TE SIGURT TIMIN …… ‘

  2. Nje fjale e urte popullore thote;Hak pa marre dhe Gjak pa lare nuk ka ne kete vend.Keshtu tjetri duhet ti beje mire -hesapet-kur vret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *