• |
ide | kryesore

Zbulohet lidhja jashtë martese e aktores turke

Paparazzi, Slider



Mediat turke kanë shokuar të gjithë fansat e aktores Asli Enver. Disa burime të tyre kanë zbuluar një histori të Aslit, e cila nuk dihej nga askush më parë. Përpara se të njihej me Mesut, Asli ka qenë e martuar për 3 vite me Birkan Sokullu. Ajo filloi historinë e saj me Mesut menjëherë pas njohjes dhe ishin mëse të dashuruar për gati 3 muaj, ku u përfolën edhe për një dasmë. Mirëpo, pas ndarjes plot komente negative që patën, thuhet se Asli është shoqëruar me një biznesmen.

Ajo ka njohur dikë që fillimisht e ka tërhequr prej tipareve të ngjashme me ish të dashurin e saj dhe ka krijuar një lidhje të shkurtër me të. Kjo, pasi vetëm pak kohë më vonë, Asli kishte mësuar se ai ishte i martuar. Aktorja nuk e ka pranuar këtë situatë dhe të vazhdojë përfshirjen e saj me të. Burime pranë tyre kanë thënë se historia e tyre e shkurtër ishte e mbushur me gjeste romantike dhe momente të bukura, të cilat e bënë Aslin të binte shumë shpejt në dashuri me biznesmenin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *