• |
ide | kryesore

Akuzat/ Cristiano Ronaldo punëson avokatin e yjeve amerikanë

Sport



Pasi mbrojti Paris Hilton, Mike Tyson, Andre Agassi, Bruno Mars e personazhe të tjerë të famshëm, David Chesnoff po përgatitet të punojë në krah të Cristiano Ronaldo. CR7 ka vendosur në fakt ti drejtohet avokatit të yjeve për tu mbrojtur në gjykatë nga Kathryn Mayorga, ish-modelia 34 vjecare që akuzon portugezin për përdhunim në 2009 në Las Vegas e që në të kaluarën ka deklaruar se kishte pranuar 375mijë dollarë nga sulmuesi për të mbyllur cështjen. Një zgjedhje rëndësishme që tregon edhe sa delicate është cështja.

E sjellë në vëmendje nga e përjavshmja gjermane “Der Spiegel” e mbështetur edhe nga ndërhyrja e re e Mayorga, cështja e përdhunimit që përfshin Ronaldon, në ditët e fundit ka përfunduar në faqet e para të gazetave të gjysmës së botës e autoritetet amerikane kanë vendosur të rihapin një hetim. Një cështje ligjore që portugezi duket se ka vendosur ta zgjidhë në mënyrë drastike, duke punësuar një nga avokatët më të mirë në qarkullim. I njohur mbi të gjithë në SHBA, David Chesnoff në karrierën e tij brilante ka mbrojtur edhe Di Caprio e familjen e Michael Jackson. Një kurrikulum i rëndësishëm, që CR7 shpreson ta shfrytëzojë për të treguar pafajshmërinë e tij e ta mbyllë këtë cështje njëherë e përgjithmonë.

Ndërkohë, në stafin e portugezit mbizotëron optimizmi. “Pres vendimin e hetimeve dhe e kam ndërgjegjen të pastër – ka shkruar CR7 në profiling e tij në rrjetet sociale -. Përdhunimi është një krim i neveritshëm”. Edhe Juventus është deklaruar në mbështetje të yllit të tij në pritja që cështja të shkojë në gjykatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *