• |
ide | kryesore

Ben Affleck flet për betejën me alkolin

Arkiva



Ben Affleck konfirmoi se përfundoi procesin e rehabilitimit, program në të cilën u regjistrua në muajin gusht për të trajtuar varësinë e tij me alkoolin. Ish-bashkëshortja e tij, Jennifer Garner, ishte ajo që kishte këmbëngulur më shumë që aktori të merrte ndihmën e nevojshme.

Affleck shkroi në Instagram se do të jetë në mbikëqyrjen e mjekëve dhe do të vazhdojë të qëndrojë larg alkoolit.

“Këtë javë kam përfunduar qëndrimin prej 40 ditësh në një qendër trajtimi për varësinë e alkoolit dhe do të jem në kujdes ambulator.

Mbështetja që kam marrë nga familja ime, kolegët dhe fansat, do të thonë shumë për mua. Më ka dhënë forcë dhe mbështetje për të folur me të tjerët lidhur me sëmundjen time.

Luftimi i çdo varësie është një sfidë e përjetshme dhe e vështirë. Për shkak të kësaj, asnjëherë nuk mund të thuhet që ke përfunduar trajtimin. Është një angazhim me kohë të plotë. Po luftoj për veten dhe familjen time. Shumë njerëz kanë shkruar në mediat sociale për rrugëtimet e tyre me varësinë. Për ata njerëz, dua të them faleminderit. Fuqia juaj është frymëzuese dhe po më mbështet në mënyra që nuk mendoj se do të ishte e mundur. Më ndihmon të di që nuk jam vetëm. Siç më është dashur t’i kujtoj vetes, që nëse ke ndonjë problem, të kërkosh ndihmë është një shenjë guximi, jo dobësie ose dështimi.

Me përulësi, vazhdoj të shfrytëzoj ndihmën e kaq shumë njerëzve dhe jam mirënjohës për të gjithë ata që janë atje për mua. Shpresoj që mund t’u ofroj një shembull të tjerëve që po luftojnë”, shkroi Affleck.

Deklarata vjen një ditë pasi mediat e huaja shkruan se, Garner po kërkon finalizimin e divorcit me aktorin tani që ai përfundoi rehabilitimin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ben Affleck (@benaffleck) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *