• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh tani në Spitalin Ushtarak ku gjendet Vis Martini (FOTO)

Lajme, Të fundit



Spitali i Traumës në Tiranë apo siç njihet ndryshe Spitali Ushtarak, ka marrë pamje të frikshme mbrëmjen e sotme pas atentatit në zonën e ish-Bllokut. Mbi 100 forca policie janë vendosur në ambiente të ndryshme të këtij spitali, ku janë dy personat e plagosur, Laert Hasa dhe Ervis Martini.

Ky i fundit dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit që tronditi Tiranën. Por breshëritë brenda lokalit lanë të vdekur truprojën e Vis Martinit, një të ri që është identifikuar si Rigers Gaxha. Martini ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me mister. Ndonëse kanë kaluar disa orë nga ky atentat, policia në njoftimin paraprak as nuk i ka përmendur emrat e personave të përfshirë, diçka kjo e pazakontë.

As për autorët nuk dihet gjë. Nga ana tjetër, rrethimi i Spitalit Ushtarak në këtë mënyrë, për shkak të frikës nga ndonjë hakmarrje e mundshme mes bandave rivale, është një tjetër gjë e pazakontë. Por duhet thënë që ka simbolikë të fortë. Policia është e tulatur para krimit. Ata që bënë atentat në zemër të Tiranës dhe ikën të pashqetësuar nga askush, natyrisht që mund të vijnë edhe në spital. Kujtojmë se Ervis Martini është një personazh i njohur i botës së krimit në vend. Ai ishte i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës te restorant ‘Muraga’. Emri i tij doli gjithashtu edhe te dosja ‘Shullazi’.

©LAPSI.al 



3 Comments

  1. O gazetare karagjoze! C’eshte ky llum qe i nxirrni edhe emrin shkurt – Vis Martini!!!!!!!
    Po ne darke, thjesht Visi???
    Po neser? Visi i Bllokut???
    Na mbyti llumi o gazetare bythe!

  2. 100 policë qenkan mbledhur në spitalin ushtarak në ruajtje të jetës së Vip-it , “Vis Martini”.
    Po si nuk u gjetën qoftë edhe dy policë që ti vinin në mbrojtje të vajzës jetime dhe e lanë për kaq kohë të ishte objekt i dhunës e kërcënimeve, jo vetëm e familjes Rahja, por edhe policisë , kryetarit të bashkisë e deri tek numuri 2 i PS ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *