• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Pse u ndalua në Kakavijë shoku i komandos që kreu vrasjen në Bllok

Lajme, Të fundit



37-vjeçari Geldo Hoti u ndalua nga policia kufitare e Kakavijës në përpjekje për tu larguar drejt Greqisë. Ai figuron mes emrave të përmendur në vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qendër të Tiranës. Hoti njihet si mik i komandos Merviol Bilo që dyshihet se kreu vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinit dhe Eljon Hatos.

37-vjeçari u ndalua rreth orës 20 të mbrëmjes së të premtes pasi ka dhënë një motiv të paqartë për kalimin e kufirit. Pas verifikimeve u zbulua se ai ishte shpallur në kërkim me “kartelë portokalli” që i ndalon të dalë jashtë vendit. Dyshohet se Hoti ka qenë në vendin e ngjarjes dhe për këtë çështje do të merret në pyetje në drejtorinë e policisë së Gjirokastrës.

Nëse ka qenë do të akuzohet “për moskallëzim krimi”, nëse s’ka qenë dhe jep një alibi bindëse do të lihet i lirë, citojnë burime të lapsi.al. Në momentin e arrestimit ai nuk ka bërë asnjë rezistencë. Për momentin nuk ka njoftim nga policia për këtë ndalim.

Të enjten në një lokal në ish-Bllok u vra Fabjol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato të cilëve u është komunikuar arrestimi në spital. Në kërkim janë shpallur Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe autori i vrasjes, komandoja Merviol Bilo, bodygard i Elvana Gjatës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *