• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Një i plagosur i tretë paraqitet në spital pas atentatit në ish-Bllok

Lajme, Të fundit



Një i vdekur dhe 2 të plagosur është bilanci nga atentati i mbrëmshëm në ish-Bllok. Ndërkohë mësohet është plagosur edhe një person tjetër.

Dy orë pas ngjarjes në një spital privat në Tiranë është paraqitur një tjetër person i plagosur me armë zjarri, duke e çuar në tre numrin e të plagosurve.

Për momentin policia nuk e jep identitetin e të plagosurit të tretë.

Viktimë e atentatit mbeti truproja i Ervis Martinit Rigers Gaxha, ndërsa të plagosur vetë Martini dhe Laert Hasa miku i tij.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që pritet të hedhin dritë mbi krimin e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e së enjtes.
Ndërkohë e gjithë Tirana është nën vëzhgim, pasi janë ngritur grupe kontrolli të shumta dhe postblloqe për të mos shpëtuar asnjë i dyshuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *