• |
ide | kryesore

E thirrur në orën 8 të mëngjesit për vetëm tre minuta konferencë, Mourinho tallet me gazetarët

Sport



Nëse nuk është tallje, pak e ndan nga kjo gjë. Josè Mourinho, shumë i kritikuar në periudhën e fundit nga pjesa më e madhe e mediave për rezultatet e Manchester United, ka thirrur një konferencë për shtyp në orën 8 të mëngjesit. Por befasia për gazetarët ka ardhur sapo kanë mbërritur në qendrën sportive të Djajve të Kuq: Special One i është përgjigjur vetëm 6 pyetjeve për një kohë prej vetëm 3 minutash.

Më saktë, tre minuta e 32 sekonda. Tekniku portugez nuk kishte shumë fjalë dhe kjo u kuptua menjëherë. Pas disa batutave për lojtarët e dëmtuar dhe të padisponueshëm për sfidën kundër Neëcastle të Benitez, ja dhe pyetjet pikante: “Motivet për të cilat skuadra është në vështirësi? Janë të ndryshme. Mund tiu a them? Jo”. Por Mourinho kishte edhe kohën për të bërë një mbrojtje të shpejtë: “Asnjë fitore në shtëpi. Tre ndeshje, tre barazime, nuk kemi shijuar humbjen por as fitoren”. E në fund pyetja e shumëpritur. “Shkarkim në rast të mungesës së fitores? E pranoj”. E me kaq gjithcka është mbyllur. Daily Mail madje është zbavitur duke numëruar fjalët: 262 për tiu përgjigjur 6 pyetjeve. Edhe ky është rekord.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *