• |
ide | kryesore

Historia e plotë, Elvana Gjata- Ervin Mata dhe profecia ndjellakeqe e këngëtares

Arkiva, Kryesore



Ndoshta sot më shumë se kurrë një thënie emblematike e Elvana Gjatës, për bestytninë për të mos i përmendur gjërat që do në publik, nga frika se prishen, ka fituar të gjithë domethënien e saj. Të enjten e 4 tetorit në mbrëmje, këngëtarja u përfshi në një sherr me armë mes të dashurit të saj Ervin Mata dhe një grupi rival, në krye të të cilit qëndronte i tmerrshmi Ervis Martini. Masakra që përfundoi me një të vdekur, qe mënyra më e keqe e mundshme për ta bërë publik emrin e “të fejuarit” të saj, që diva 31-vjeçare e ruante me fanatizëm.

Të gjithë fansit e saj e kanë të ngulitur në memorie shkurtin e këtij viti kur ajo foli për herë të parë për dashurinë e saj, në emisionin e Ermal Mamaqit. Dialogu tashmë është marë dhe rimarë në të gjitha portalet dhe faqet e kronikës rozë.

Image result for elvana gjata

Ermali:  Po mirë mi goc, po si mi goc, vajte 62 vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare. Fle me mamin akoma. Beqare je mi, beqare? Ngele beqare?

Elvana – Më vinë në mendje tingujt e këngës me sa duket gjërat kanë ndryshuar

Ermali – Po hë mi shyqyr mi të keqen, se po bëheshim merak mi.

Elvana – Pse po bëheshe merak ti mo?

Ermali – Sepse kur të ikën mosha Elvanë, është gjithmonë e më e vështirë…

Dhe pas kësaj vijonte fraza e famshme për gjerat që ke frikë ti pranosh, pasi trembesh se të prishen dhe pohimi i fortë i Elvanës : ‘Zoti është treguar shumë i mirë me mua…’

Me siguri, këngëtarja që ishte ndarë nga Flori Mumajezi në 2016, duke e këmbyer në muzikë me Piro Çakon dhe në zemrën e saj me Ervin Matën, kishte të gjitha të drejtat e botës të besonte se perënditë po kujdeseshin për të.

Të gjithë artikujt që kanë lidhje me Elvana Gjatën:

Vrasja në bllok/ Merret në pyetje nga policia Elvana Gjata

Sherri në bllok/ Ky është i dashuri i Elvana Gjatës (FOTO)

Shpallet në kërkim nga policia Ervin Mataj, i dashuri i Elvana Gjatës

Atentati / Elvana Gjata, çfarë fshihet pas emrit të këngëtares

Si ndryshoi jeta e Elvana Gjatës pas fejesës me të kërkuarin Ervin Mataj

Lidhja e re e dashurisë i kishte hapur të gjitha portat. Ajo shpalli largimin drejt Amerikës për të nisur një karrierë ndërkombëtare, herë pas here postonte në rrjetet sociale foto me këngëtarët të famshëm të botës dhe habiste fansat e saj me pastime nga jeta e saj luksoze. Mediat raportonin: “Në hotelin ‘’Shangri-La Hotel’’ të Parisit, Elvana ashtu si Beyonce ka rezervuar suitën në katin më te lartë të tij, pamja e së cilës e bën gati të prekshe kullën Eiffel. Në hotelin në fjalë çmimi për një natë kap shifrën e 19,000 dollarë, që nënkupton se është destinacioni i preferuar i pasanikëve nga e gjithë bota”.

Image result for elvana gjata

Edhe kur u rikthye në Tiranë, pompa e paraqitjeve të saj, qe në lartësinë e pasurisë së njeriut të saj të zemrës, Ervinit. Ai i kishte hapur biznesin e fustaneve “Altar” dhe që i bënte dhuratë fundjava dashurie që nuk kushtonin më pak se 30 mijë euro. Sikur mos mjaftonin postimet në instagram për unazën e fejesës me diamante dhe pritshmërinë me albumin e rrallë që do nxirrte në treg pas endjeve nëpër botë, Elvana organizoi një festë madhështore-koncert për 31 vjetorin e saj ku ishte grumbulluar pa përjashtim e gjithë bota e show bizit shqiptar. Bosë të mediave, futbollistë, aktorë, këngëtarë, gazetarë, politikane dhe bashkëshortë të tyre.

Duke kaluar tashmë të 30, Elvana Gjata nuk qe më ajo vajza e ndrojtur, që ishte çapitur një ditë rastësisht drejt NRG Radio, ku kish njohur Flor Mumajezin, ku kishte siguruar disa dalje në Zonë e Lirë e Arian Çanit, që e bënin po aq të njohur në publik, sa edhe aftësitë e saj vokale.

Ajo tashmë qe një divë e vërtetë. Tirana artistike dhe jo vetëm ishte nën këmbët e saj.

Zoti i kishte falur një zë të bekuar dhe një pamje për ta pasur zili, ndërsa i dashuri i saj milionat e nevojshme që askush si fiton dot me punë, për ta maksimalizuar suksesin që i siguronin ato.

Prandaj vetëm 7 muaj më parë ajo deklaronte tek Ermal Mamaqi: “’Zoti është treguar shumë i mirë me mua…’. Dhe thënë këtë, vetëm ajo e dinte se pse nuk guxonte ta përmendte emrin e atij prej nga buronte e gjithë kjo kamje.

Ndoshta një bestytni e brendëshme nuk e lejoi asnjëherë ta bënte publik prej më shumë se dy vjetësh të fejuarin e saj Ervin Matën. Ndoshta besonte vërtet ashtu siç pat deklaraur, se “po e përmende prishet gjithçka”.

Dhe fati e deshi që emri i të dyve së bashku të përmendej për herë të parë në sfondin e një masakre me vrasje dhe plagosje. Ajo tani thërritet si dëshmitare në prokurori, ndërsa Ervin Mata është shpallur në kërkim nga policia. 

Ndoshta sepse profecia e Elvanës mund të ketë qenë e vërtetë. Ndoshta sepse pas gjithë kësaj kohe të lumtur, Zoti ka ndryshuar mendje. Ose për një arsye disi më të thjeshtë, sepse jeta nuk të jep asnjëherë asgjë me tepri, sepse për çdo kompromis, paguhet një çmim.

©Lapsi.al



31 Comments

  1. Nuk jane biznesemene o lapsara, jane kriminele. Permendet termi biznesmen vend e pa vend, keta jane te forte qe bejne trafiqe dhe vriten te rinj. ca lesh biznesmenesh me nga tre kater vrasje e miliona euro nga droga.

    Eshte koha perfekte per keta tipa ne perkraje te plote nga Rilindja per te bere para nga droga. Keta jane banda e rilindjes

    1. Shume dakord me ty jam!! Jane vetem nje tufe kriminelesh dhe hajdutesh qe kane mbrojtje!!!

  2. Kurvat e te fortve duke fillu me dy kurvat e famshme te fortve te rruges kavajes qe sot jane te famshme njera regjizore tjetra ne klan qe edi me stilin stalinist i futi ne sherr me njeri tjetrin dhe pastaj ju mori leket dhe nji nga kurvat dhe e fundit kjo qekan diva botrore dhe vip pse kane dashnor me leke .Rrofte ky vend i rivdekur

  3. Po vë re pak dashakeqësi në këtë artikull. Sikur Elvana do të zhduket tani dhe i përfundoi karriera… nuk besoj se do të ndodhë kështu. Mbase ata persona vërtetë kanë ngacmuar dhe Elvana nuk ka patur faj… ose banda e Elvanës ka patur konflikte të mëparshme me grupin tjetër dhe Elvana përdoret si pretekst… pastaj, pse duhen parë shpenzimet e Elvanës si diçka që nuk e meriton? Nëse i dashuri ka para, pse të mos i shpenzojnë??? Sepse edhe nëse ai i ka bërë paratë me shitje droge, shitja e drogës bëhet sipas kërkesës… bota është mjaftueshëm e edukuar sot për pasojat e përdorimit të drogës dhe ka shumë njerëz që e konsumojnë drogën për luks më shumë… dhe sinqerisht nuk kam asgjë personale me ata që shesin drogë… as me ata që e pijnë..

    1. Jo plako, Edhe nese te drogohet femija ty, une nuk do ta kem as me drogaxhiun e as me kurven e drogaxhiut, te siguroj!!

    2. O Keta e KARIT,ti a e kupton qe kjo pallohej me ate kokeloqen per leke?

      Ca lesh KARriere thua o Keta bucja?

      Artiste e quan ti Elvana karthyesen???

      Po te qifsha arsyen e llogjiken o kare femer!!!

      Elvana ka shit bythen te ky kokeloqja per leke e tashi ti thua Elvana preteks…

      Ik shoqerohu dhe ti me kriminele droge,te te qijne edhe te te japin leke…

      Besoj se nuk e ke problem apo jo???

      Arti i ketij vendi ka ngelur ne dore te kurvave te te forteve…

      1. C’te duhet ty se cfare ben Elvana dhe me ke fle? Nese je zhgenjyer si fans.. me vjen keq. Por nuk ke te drejte te gjykosh se me ke flejne njerezit qe ti nuk besoj t’i njohesh ne jeten reale.

  4. Ne cdo vend te botes nqs ti je ne shoqeine e nje vrasesi te ben dfhe ty fajtor, edhe po mos te shkrepesh armen. Shife cfare niveli eshte arti aty ku te gjitha keto “kengetare” bukuroshe kane miqesi vetem me te forte dhe shesin pordhe me udhetimet qe keta u sponsorizojne me leket e krimit dhe droges

  5. Sa mir si u mbijn leket ktyre vipeve tona krejt nga hici,behen me dyqane,me prona,me miliona po asnjeher nuk dihet burimi i gjith ktyre mirsive.Po puna esht se sa do ta mbulosh mutin prap do vij ere mi elvana.Ty te doli muti sheshit te shofim tani a do i dali ktyre vipave te tjer si puna e Bes Kallakut dhe Xhensiles,apo Ermal mamaqit dhe amit etj etj Ne djall vafshi te gjith

  6. O gazetari/e a e di kuptimin e fjalës DIVA, apo futja se pa pare është përdorimi i saj. Ti thuash Diva kësaj amatores, është si ti thuash “il fenomeno” sulmuesit të ekipit Mamurrsit. Ata bandit që bënë luftë dje në mes të publikut, nuk e bënë se dikush ngacmoj “DIVËN”, por për tregun e drogës. Më vjen keq që bilanci i luftës ishte kaq i ulët. 6 të vrarë do tingëllonte më ëmbël, se sa këngët e kësaj baxhellës. Të shkojnë në p… të sëmës të gjithë këta morra, që përditë e më shumë po ë bëjnë të pajetueshëm Shqipërinë.

  7. histori tronditse karash e pidhash plot leng e vrrull qe qihen droguarzi neper skuta klubesh, e me pas vriten eger nen efekte halucinogjenike… jete makaber

  8. Kengetare qe gjoja bejne art….te gjithe ne kete vend qe jane gjoja artiste qe shesin sukses apo biznesmene te suksesshem,nuk jane te SUKSESSHEM….JANE KRIMINELE TE REGJUR ME MBESHTETJE POLITIKE…

    Keta jane kengetaret qe bejne kenge per flamurin…Turp per kete kurve te keqperdorur!!!

  9. Dhe kendojeni kengen “KUQ E ZI” te kesaj kurves lekdashese te bllokut….

    Shqiptaret aheng duan,kurvat ahengxhie si kjo duan fame dhe leke…..

    kerkesa dhe oferta…..

  10. Duhet nje kryeminister tjeter, qe ti mbledh keta personazhe e ti coj atje ku e ka vendin. Keta jane ca ordinere, nuk di pse i quajne biznesmene!! Bejne lufte si kaubojsa ne mes te Tiranes, vriten e priten, per motive ordinere , dhe i quajme biznesmene.
    Bejne qejf se para tyre, eshte nje kryeminister i lodhur, i mbaruar, i trembur prej tyre, nje qeverie inekzistente.
    Zene dashnore keto bibat, qe ne i quajme “diva” , por jane thjesht eskorta. “Bien ne dashuri” me njerez “biznesmen” pa ditur nga vijne ato para! Kjo eshte shoqeria shqiptare, paskemi ngelur te papare, qe blihemi e shitemi te kushdo kriminel, trafikant vrases.

  11. Dakord me te gjithe komentuesit pervec”Ketes”… Problemi eshte dhe gjuha e “cunget”…. qytet quhe Peqini qytet quhet Barcelona, kengetar quhet Frenk Sinatra, kengetar quhet Stresi, biznesmen quhet Rok Feler biznesmen quhen horrat e droges qe pastaj hapin firma ndertimi apo dyqane.. diva quhet Xhulia Roberts diva quhen keto shurrat tona, politikan quhet Xhom Kenedi politikan quhet Elvis Roshi.. Kuptoni sa tragjikomizem shkakton gjuha e “cunget”

  12. i thoni elvanes qe ka tha barii te akademia earteve qe mbolle me lali pedetastin , po shko e vadite me shurr tani se lek me mbje te ri ske ma

  13. Ku eshte saliu luli zeni monika qe nuk flasin ka 2 dite jane futur si urithat neper skuta,visi dhe mata ja kane mbyllur gojen ketyre fol sali fol se dobicat po te presin e duan fjalen babait dobic,jepi zemer mor kopuk qe nuk te pushon goja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *