• |
ide | kryesore

Fiorentina ofendohet, Allegri sqaron batutën ironike

Sport



Reagimi i teknikut të Juventus, Massimiliano Allegri, pas një topi të humbur nga Federico Bernardeschi, i filmuar nga një tifoz në shkallët e stadiumit ku tekniku dëgjohet të thotë “Nuk jemi tek Fiorentina” ka nervozuar klubin toskan. Ngjarja nuk mund të linte indiferent teknikun e Juventus, si direkt të interesuar dhe Allegri ka shpejtuar të sqarojë batutën ironike.

“Dikush nga Fiorentina është ofenduar. Por është e vërtetë se kur luan për Juventus, disa topa të tillë të humbur peshojnë ndryshe – shpjegoi tekniku. Disa zgjedhje, ose disa gabime mund të të bëjnë të fitosh apo të humbësh një Champions, një kampionat ose një Kupë Italie. Nuk desha të ofendoj asnjeri, edhe pse jam vetë toskan dhe fiorentinët më pëlqejnë. Energjitë që shpenzohen duke luajtur tek Juventus nuk janë të njëjtat që shpenzohen në një skuadër që nuk ka detyrimin të fitojë gjithnjë”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *