• |
ide | kryesore

Hap pas hapi/ Çfarë ndodhi lokalin ku grupet u përleshën për Elvana Gjatën

Lajme, Të fundit



Takimi në lokalin ku ndodhi vrasja në zonën e ish Bllokut, duhej të ishte një takim sqarues mes dy grupeve që ishin përplasur më parë në një lokal tjetër. Shkak ishin bërë ngacmimet që iu bënë këngëtares Elvana Gjata, e cila ka qenë me të dashurin e saj dhe miqtë e tij, ndërkohë që është ngacmuar nga Vis Martini.

Një burim nga policia tha për Lapsi.al se në tavolinën e lokalit ku ndodhi vrasja kanë qenë të ulur 4 persona, mes të cilëve edhe i dashuri i këngëtares.

Vis Martini dhe Fabiol Gaxhaj kanë hyrë në lokal, për t’u sqaruar ndërsa dy persona të tjerë prisnin jashtë. Biseda nuk ka qenë e qetë dhe kur palët janë acaruar, në lokal kanë hyrë edhe dy personat që shoqëronin Vis Martinin.

Në këtë moment, situuata ka dalë jashtë kontrollit, personat kanë nxjerrë armët dhe janë qëlluar me armë. Mendohet se kanë qenë tre vetë që kanë qëlluar me pistoleta. I vrarë ka mbetur Fabiol Gaxhaj. Të plagosur, Vis Martini dhe Leart Hato.

Dëshmitarët përshkruajnë një skenë përleshjeje, ku gjithçka ka kaluar në kaos dhe në dysheme janë krijuar pellgje gjaku. Gjithsesi policia ka identifikuar personat që kanë qëlluar dhe është në kërkim të tyre, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia tha se në lokalin ku ndodhi sherri nuk ka kamera sigurie dhe për  këtë arsye nuk dihet se kush qëlloi i pari. Policia dyshon se ka të plagosur të tjerë nga ngjarja, por këta nuk janë paraqitur në asnjë spital për t’u kuruar.

Gjithashtu u raportua për një motorr të gjetur në zonën e Unazës së Re pranë Kopshtit Botanik por sipas policisë ky motorr nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen./ Lapsi.al



2 Comments

  1. ”’Ndërkohë policia tha se në lokalin ku ndodhi sherri nuk ka kamera sigurie dhe për këtë arsye nuk dihet se kush qëlloi i pari”’

    Ndersa ne te gjithe lajme me poshte te lapsit shkruhet se : ‘gjithshka eshte filmuar nga kamerat e sigurise’..

    Deri sa te shprehet prokuroria per kete ngjarje do dalin nja 1000 versione te ndryshme neper portale.

    Te gjithe flasin ‘sipas burimeve te sigurta’ te tyre.. dhe ne lajmet qe vijne mbrapa pergenjeshtrohet komplet ajo qe ata kane sajuar me pare.

    1. g.gj gropa xhafes qfare prisje ti qe xhafa te thot ka kamera ku shifen shoket e rames,rrajes,tahirit etj.kjo fare nuk ka lidhje me elvanen por me shullazin.martinajt deshmitar kryesor ne qeshtjen shullazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *