• |
ide | kryesore

Historia e plotë/ Si u vra shqiptari nga policia italiane dhe reagimi shokues i Salvinit (VIDEO+FOTO)

Lajme, Të fundit



Policia italiane vrau një shqiptar mbrëmjen mes të mërkurës dhe të enjtes në qytezën Ponte Felcino në periferi të Perugia. Viktima është Eduart Kozi, 50 vjeç. Ai ishte një nga 4 autorët e një vjedhjeje rreth orës 4 të mëngjesit të një dyqani cigaresh, por që u pikasën nga policia. Ishin 2 karabinierë dhe roja e sigurisë që u përpoqën të ndalonin grabitësit, por autorët mundën të largohen. Karabinierët u vunë në ndjekje të tyre ndërsa dëshmitarët thanë se dëgjuan edhe të shtëna armësh.

Trupi i shqiptarit u ne sediljen e pasme të një automjeti Audi A6 në një rrugë dytësore. Viktima kishte një plumb në kokë i cili i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Shqiptari mbante të veshura ende doreza dhe një maskë skish për të mos u fiksuar nga kamerat e sigurisë. Në bagazh kishte kuti me cigare, para dhe bileta “Gërvisht dhe fito”. Bashkë me këto mallra ishin edhe “mjetet e punës”, një levë dhe karta e tij e identitetit.

Sipas medieve italiane, shqiptarët u zbuluan nga rënia e alarmit. Një nga dëshmitarët tha se “rreth orës 4 të mëngjesit ishte zgjuar nga të shtënat e armëve të cilat ishin 4 ose 5. Në fillim kishte menduar për ndonjë shaka, por kur kishte parë forca të shumta të policisë kuptoi se bëhej fjalë për diçka serioze”.
Për këtë ngjarje, kanë nisur hetimet edhe për 2 karabinierët dhe rojën e sigurisë që u përpoqën të ndalonin grabitësi. Prokuroria tha se do të vertifikojë nëse forcat e rendit kanë tejkaluar kompetencat apo jo.

Por zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, në një postim në Twitter shkruan se “ata nuk meritojnë të hetohen, por meritojnë një medalje”.

Salini

“Karabinierët dhe roja e sigurisë, që rrezikuan jetën e tyre, bënë vetëm detyrën e tyre: nuk meritojnë një hetim, por një medalje,” – shkruan Salvini. ©LAPSI.al

foto galeri foto galeri

 



4 Comments

  1. Te forte e the. Prandaj sic duket eshte shokuese per ca, sepse e imagjinojne si deputet ose Kryetar Bashkie jo si hajdut ordiner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *