• |
ide | kryesore

Historia/ Futbollisti i Eintracht del mbi dhimbjen: mësoi humbjen e të vëllait por luajti në fushë

Sport



Lucas Torro i përkulur në fushë, i mbytur në lot, pas fitores ndaj Lazios në Europa League. E gjithë skuadra u grumbullua dhe trajneri Adi Hütter i komunikoi atë që vetëm ai dhe futbollisti spanjoll e dinin: vdekjen e vëllait 27 vjecar të Torro, për shkaqe që dje nuk ishin bërë të ditur. Entuziazmi për 4-1 e arritur në raundin e dytë të grupeve të Europa League është fashitur për shkak të tragjedisë së mesfushorit.

Trajneri i Eintracht zbuloi më pas: “Lucas më tregoi përpara ndeshjes për zinë që kishte ndodhur, por dëshironte me cdo kusht të ishte në fushë. I kërkova nëse vërtetë e ndjente të luante dhe e lashë të lirë të zgjidhte. Ne i jemi pranë, trishtimi ynë është aq i madh sa e errëson gëzimin për fitoren”. Prindërit e Torro, që ishin në Frankfurt për ndeshjen dhe dëshironin të qendronin deri të hënën, u nisën menjëherë për në Spanjë.

Eintracht e ka lënë të lirë lojtarin, që është bashkuar me familjen e do të mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër Hoffenheim. Menaxheri i tij Fredi Bobic ka bërë të ditur për Kicker: “Lucas mund të mos luante edhe ndaj Lazio, por e bëri dhe shumë mirë madje. Çmenduri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *