• |
ide | kryesore

I akuzuar për përdhunim, aktori braktis studion

Paparazzi, Slider



Steven Segal ishte i ftuar në një intervistë në kanalin e njohur “BBC”.  Përveç pyetjeve për karrierën, nuk mund të mungonin edhe ato në lidhje me akuzat për ngacmime seksuale dhe sjellje të pahijshme.

Gazetarja Kirsty Wark, gjatë bisedës me aktorin i ka bërë atij një pyetje të drejtpërdrejtë:

“Ju jeni akuzuar për ngacmime seksuale, e për më tepër përfshihet edhe përdhunimi. Unë pyes veten dhe mendoj se si mund t’ia dilni me të gjitha këto?”

Por, ndërkohë që Wark po fliste, aktori ka hequr kufjen dhe është larguar nga studio duke mos u përgjigjur.

Gjithsesi, moderatorja e “Newsnight” tha për shikuesit se Seagal ka mohuar të gjitha akuzat për ngacmime kundër tij. Një ndër akuzat më të rënda u bë nga aktorja MÇarthy e cila u shpreh se Seagal e mori në prehrin e tij dhe tentoi ta zhvishte gjatë audicioneve të filmit “Under Siege 2” dhe ngjarja ka ndodhur në vitin 1995.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *