• |
ide | kryesore

I plagosuri Ervis Martinaj çohet në spital privat, dhjetëra forca policie në lëvizje

Lajme, Të fundit



Lëvizja drejt një spitali privat e të plagosurit Ervis Martinaj është shoqëruar nga lëvizja e dhjetëra forcave të policisë që e ruajnë të plagosurin që nga nata e kaluar pas atentatit. Martinaj mbeti i plagosur bashkë me Leart Hasajn, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit në lokal humbi jetën truproja e tij, Rigers Gaxha, 26 vjeç.

Ervis Martinaj ka një plagë në qafë dhe pas një ndërhyrjeje në Spitalin e Traumës është jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër Leart Hasa ndodhet në gjendje kritike, pasi ka marrë një sërë plumbash në trup. Ai ka plagë në bark, stomak, zorrë, mëlçi, plagë edhe në gojë dhe gjendja e tij është e rëndë.

Policia ka blinduar Spitalin e Traumës, ndërsa në gjithë Tiranën janë ngritur pika kontrolli nëpër të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *