• |
ide | kryesore

Ibrahimovic nuk e ekzagjeroi aspak: Para nafte për suedezin nga Arabia

Sport



“Milan? Më kërkon e gjithë bota…”. E duke marrë në konsideratë që rreth Zlatan Ibrahimovic sillen skuadra nga katër kontinente në pesë, ndoshta është rasti ti besohet. Suedezi është aktualisht një lojtar i Los Angeles Galaxy, skuadra e MLS. Kontrata me klubin kalifornian skadon në fund të 2019, por sipas rregullores amerikane futbollistët mund të akordohen për katër muajt e pauzës së kampionatit e më pas të kthehen në SHBA e Kanada në fillim të sezonit të ardhshëm. E duke qenë se për Ibrahimovic pushimi është humbje kohe, të gjithë e kërkojë.

Milan, si e konfirmoi Leonardo, është i ineteresuar, por ofertat nuk vijnë vetëm nga Europa. Sport.es bën të ditur se një ofertë multimilionere për suedezin ka ardhur nga Azia, saktësisht në Arabinë Saudite, Al-Ittihad. Klubi është shumë pranë ministrit të sportit të Arabisë Saudite, Turki Al-Sheikh. Nuk është një emër i ri përsa i përket Ibrahimovic, duke qenë se Al-Sheikh është edhe pronari i Pyramids FC, klub që luan në Premier League egjiptiane. Ekzaktësisht klubi që pak kohë më parë ishte i interesuar për ta sjellë gjigantin nga Malmö në Afrikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *