• |
ide | kryesore

‘Karabinierët që vranë shqiptarin meritojnë medalje’, zv.kryeministri italian reagon ashpër

Lajme, Të fundit



Zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini i është rikthyer deklaratave të tij raciste kundër shqiptarëve. Kësaj here ai reagoi në lidhje me një tentative për grabitje ku mbeti i vrarë shqiptari, Eduart Kozi.

Përmes një postimi në Twitter, Salvini shkruan se karabinierët që e qëlluan, teksa shqiptari po tentonte të kryente një grabitje, nuk meritojnë të hetohen, por u takon një medalje.

“Karabinierët dhe roja e sigurisë, që rrezikuan jetën e tyre, bënë vetëm detyrën e tyre: nuk meritojnë një hetim, por një medalje,” shkruan Salvini.

Vrasja e shqiptarit Eduard Kozi ndodhi dy ditë më parë, kur ai po tentonte të grabiste një dyqan cigaresh. Lidhur me këtë ngjarje, prokuroria italiane ka nisur një hetim nëse janë tejkaluar apo jo kompetencat nga ana e karabinierëve.

©ArgjiroLajm.net 



4 Comments

  1. pse a mos deshet ta linin qe te behej pastaj deputet i rames.qfar leshin kerkon ne shtepi te huaj.ketu behesh deputet po te jesh hajn,vrases.perdhunues,lplaomist,trafikant etj.po te vidhte per buk ka supermarkete e tjera .ai shkoi per te vjedh cigare.

  2. Hajduti e krimineli nuk ka kombesi. Eshte i urryer prej cdo njeriu te ndershem. Mire bejne qe filluan tja kercasin me plumba se po terrorizojne gjithe Europen duke ju vjedhur shtepite. Imagjinojeni pak tmerrin kur je ne gjume ne mes te nates te te hyje hajduti ne dhomen ku ke femijet apo flen me gruan, pa folur qe po te vjedh, por vetem kaq mjafton per ta qeruar. Nuk ka faj fare Salvini. Eshte Minister i Brendshem i Italise per te mbrojtur Italianet. Kjo eshte detyra e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *