• |
ide | kryesore

Lajm i Fundit/ Identifikohet autori i vrasjes në zonën e ish-Bllokut, flet njëri nga të plagosurit

Lajme, Të fundit



Disa orë pas vrasjes së mbrëmshme në zonën e  ish-bllokut, identifikohet autori i ngjarjes së rëndë.

Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë Rigers Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Laert Hasa.

Policia pritet të dalë me një deklaratë për median ndërsa mësohet se njëri prej të plagosurve ka dhënë dhe dëshmi mbi atë që ka ndodhur.

Mësohet se policia ka zbardhur të gjithë ngjarjen e ndodhur pasi ka ndodhur në një ambient të brendshme të lokalit.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë si dhe njëri prej të plagosurve ka folur duke dhënë dëshminë mbi atë që ka ndodhur.

Gjithçka ka nisur si një konflikt për motive të dobëta që ka përfunduar më pas në përdorimin e armëve.

Dyshohet se autori është eksperti i përdorimit të armëve. Nga ana tjetër vetë Ervis Martinaj ka qenë një ish-polici.

Policia pritet të dalë me një deklaratë në orët në vazhdim për të informuar dhe detaje lidhur me ngjarjen por dhe identitetin e autorit që momentalisht për arsye hetimore nuk jepet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *