• |
ide | kryesore

Masakra në bllok / Elvana Gjata, çfarë fshihet pas emrit të këngëtares?

Arkiva, Të fundit



Megjithëse ngacmimet me sfond erotik të këngëtares Elvana Gjata, e dashura zyrtare e 31 vjeçarit Ervin Mata, mbeten pista kryesore e prokurorisë e përhapur kryesisht edhe në media, prokurorët e çështjes nuk përjashtojnë që ajo të jetë vetëm ana e dukshme e Ajzbergut.

Grupi i prokurorëve që drejtohet nga Elisabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo po shqyrton edhe pista të tjera të një konflikti më të hershëm me sfond më kriminal, sesa sherri banal me një femër.

Sipas gazetares së kronikës Klodiana Lala, fakti se të përfshirët në konflikt qëndronin në lokal duke i pasur makinat ndezur jashtë tij, mesazhet e këmbyera në telefonat e sekuestruar si dhe pista se ndonjë grupim i tretë mund të ketë shfrytëzuar konfliktin banal për ndonjë larje hesapesh më të hershme, i ka bërë hetuesit që të mos përjashtojnë dhe pista të tjera.

Atëherë, shumë nga ata që e përshkruan kënëtaren e hitit “Më fal” si mollë të sherrit, duhet t’i kërkojnë ndjesë asaj.

©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *