• |
ide | kryesore

VIDEO/ Maskat i vënë armën në kokë rojës, grabisin karburantin në autostradën Vlorë-Fier

Lajme, Të fundit



Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës.

Dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S., dhe nën kërcënimim e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.

 



1 Comment

  1. Jane leshuar ata te grupit te zjarrit me urdher te saliut ne perpjekjen e fundit qe te vije ne pushtet bashke me horrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *