• |
ide | kryesore

Moto GP/ Shkaku që solli rrëzimin e frikshëm të Lorenzos në Tailandë

Sport, Video



Është e rrallë të shohësh një pilot të pësojë dy rrëzime të tmerrshme gjatë një sezoni. Akoma edhe më shumë nëse ndodh në dy cirkuite radhazi. Nëse pastaj marrim në konsideratë faktin se piloti në fjalë është një kampion bote si Jorge Lorenzo, atëherë është e lehtë të dallosh që ky është një moment jo për spanjollin.

Në provat e dyta të lira në Buriram, Lorenzo ka pësuar një rrëzim të frikshëm në kthesën e tretë të cirkuitit, një nga pikat më delikate të pistës: rrezikshmëria është sepse ka një ngadalësim të papritur nga 310 në 80-90 km/h, me frenim të rëndësishëm.
Ducati i spanjollit u shkatërrua dhe ishte i nevojshëm flamuri i kuq për të pastruar cirkuitin nga mbetjet.

Pas kontrolleve në spitalin e Buriram lajmi i mirë është se mjekët kanë siguruar se nuk bëhet fjale për asnjë frakturë. “Pavarësisht se goditja ishte e fortë, nuk ka fraktura as në këmbën e djathtë e as në kycin e majtë “, shpjegoi Davide Tardozzi, menaxheri i skuderisë Ducati, që ende nuk është i qartë nëse Lorenzo do të mund të garojë në fundjavë.

https://www.youtube.com/watch?v=9xk1jIdAOzE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *