• |
ide | kryesore

Ngjarja në bllok/ Kush është i plagosuri Ervis Martinaj

Arkiva, Kryesore, Lajme



Një atentat i organizuar ndaj bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, është mbyllur me një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. 36- vjeçari Martinaj, ka mbetur i plagosur nga një plumb që e ka goditur në qafë.

Ndërsa bodigardi i tij, Fabian Gaxha, i cili i ka dalë para në momentin që ka parë atentatorin, ka mbetur i vrarë pasi është goditur në kokë dhe në trup me pistoletë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë edhe miku i Ervis Martinajt, shtetasi Eljon Hato, i cili, sipas mjekëve të Spitalit të Traumës, ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka plagë të rënda në organet e brendshme.

Vrasja në bllok/ Kush janë dy grupet që u përplasën për Elvana Gjatën

Dinamika e vrasjes/ Çfarë ndodhi lokalin ku grupet u përleshën për Elvana Gjatën

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në ambientet e një lokali në pronësi të biznesmenit Redi Popesku, në zonën e ish Bllokut. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, por ndërkohë atentatori kishte arritur të largohej. Policia dyshon se ai mund të jetë larguar me motor, me ndihmën e ndonjë personi tjetër, pasi në kohën kur ndodhi ngjarja, rruga ka qenë thuajse tërësisht e bllokuar nga trafiku.

Forca të shumta policie rrethuan për orë të tëra vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerë sekuestruan serverët e kamerave të sigurisë pothuajse në të gjitha bizneset rreth vendit të ngjarjes.

Po kush është Ervis Martinaj

Martinaj është konsideruar si një nga të fortët e Tiranës, i dyshuar për disa ngjarje në kryeqytet.

Në foton poshtë Martinaj është personi që mban dorën në qafën e Enton Nikës në krahun e djathtë të fotografisë. Pak minuta më pas, Nika mbeti i vrarë nga plumbat e pistoletës.

Për këtë ngjarje Martinaj u arrestua dhe u akuzua për moskallëzim krimi. Autori kryesor i kësaj ngjarjeje, Emiljano Tasho, u akuzua për vrasje dhe u dënua me 14 vite burgim, ndërsa Martinaj dhe të tjerët morën pafajësi me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për disa konflikte për shkak të këtij aksioni.©Lapsi.al



4 Comments

  1. Ky editorial investigativ meriton Pulitzer. U mbyll hetimi. Faleminderit!~ Martinaj paska qelluar shokun e vet per vdekje, pastaj shokun tjeter, dhe menjehere mbas kesaj ka qelluar vetvehten ne qafe. Dhe se paska mbyllur me kaq por ka krijuar imazhin e nje prestigjatori duke sajuar nje grup personash fantazme ku dikush dukej fiks si Elvana Gjata, i fejuari i saj me mikun e vet, dhe natyrisht bodigardi fantazem qe ka bere dhe krimin por ne fakt paska qene vete Martinaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *