• |
ide | kryesore

Përplasja me batuta Bushati – Bolino tek “Të paekspozuarit”: “Je inkuizitor”, “More anën e xhelatit, jo të viktimës”

Arkiva, Të fundit



Gazetari Andi Bushati dhe pronari i Report TV, Carlo Bolino, janë përplasur të enjten në emisionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me mënyrën se si çështja “Xhisiela” është trajtuar në media.
Sipas Bolinos, në televizionin Report Tv intervista e saj ishte brenda etikës së gazetarisë, por në Tv Klan dhe Top Channel ndodhi një “përdhunim” i Xhisiela Malokut. Bushati mendon krejtësisht ndryshe lidhur me këtë cështje. Ai u shpreh se intervista në Report TV ishte një turp për gazetarinë, se ajo mbrojti xhelatin në dëm të viktimës dhe se është një model që i duhet treguar studentëve se si nuk duhet bërë gazetaria.

Gjatë debatit të ashpër nuk kanë munguar edhe replikat mes gazetarëve.Bolino e etiketoi Bushatin si gazetar inkuizitor dhe militant, ndërsa Bushati ironizoi se Shqipëria nuk është BunkArt, por bunkeri i krimit.

Andi Bushati: “Shqipëria nuk është Bunker Art Carlo, por është bunker i krimit”!

Carlo Bolino: “Nuk e di cfarë ke me BunkArt, por është vendi turistik më i vizituar në Shqipëri”.



7 Comments

  1. Ndersa une do te thosha se Shqioeria nuk ka asnje gazetar! Te gjithe jane re shitur dhe servile injorante dhe medioker! Bejne lojen e politikaneve! Edhe andi eshte nje nga ata! I vetmi gazetar eshte italiani Carlo Bolino!

  2. Bolino na qenka gazetar, ka 26 vjet qe shtyhet duke lepire politikanet shqiptare, e sidomos keta soc komunistet. Mafia i ka per zemer soc_komunistet sepse kane te njejten mentalitet , pushtimin, dhunimin, fitimin. Pavaresisht se shumica e gazetareve jane blere, apo shitur qeverise, per mendimin tim,, me ate qe shoh e lexoj ne keto portale qe flasin drejte eshte edhe ky portal, e botuesi A. Bushati, me shoket e tije, qe jane pararoja e drejtesise opinioniste per te treguar gjithemone realitetin,Per mua nje BRAVO, Bushatit,, e sikterr Bolinos. Nuk jemi keq per dallaveraxhi, kemi me shumice nga qeveria e rilindja, qe eshte plus Bollino.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *