• |
ide | kryesore

Përplasja në Tiranë/ Kur Elvana Gjata fliste për Ervin Matën: “Më bekoi Zoti” (Video)

F1, Paparazzi



Në shkurt të këtij viti në një intervistë ekskluzive në “Xing me Ermalin”, Elvana Gjata  pranoi për herë të parë publikisht lidhjen e dashurisë.  Këngëtarja nuk denjoi të tregonte më shumë informacion për të dashurin e zemrës vetëm u shpreh se ndihej me fat për atë zgjedhje dhe se zoti ishte treguar bujar.

Gjatë intervistës në shtëpinë e këngëtares, Ermali e e pyeti: “Po mirë mi goc vajte 62 vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare”.

“Mesa duket gjërat kanë ndryshuar”, iu përgjigj Elvana. “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë”, shtoi këngëtarja.

“Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, u shpreh Elvana ndërsa Ermali e uroi: “Hajde në dasëm o Zot” dhe e pyeti: “A është familje e mirë?”

“Ah sa e bukur ishte kjo”, e përmbylli bisedën Elvana për të mos zbuluar më shumë.
Ditën e djeshme, vrasja në Tiranë zbuloi se Ervin Mata, i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit është i dashuri biznesmen i këngëtares, dhe personi i cili kishte kontribuar për karrierën artistike në SHBA dhe jetën e shtrenjtë, të saj.

https://lapsi.al/2018/10/05/si-ndryshoi-jeta-e-elvana-gjates-pas-fejeses-me-te-kerkuarin-ervin-mataj/

https://www.youtube.com/watch?v=eSHbc1bnqSg



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *