• |
ide | kryesore

Pesë mënyrat e festimeve që rrezikojnë futbollistët

Sport



Festime të rrezikshme: Eden Hazard po shkatërron gjunjët për shkak të mënyrës së festimit të tij pas golit. Belgu ka zakonin e festimit duke rrëshkitur mbi bar, pas cdo goli të shënuar. Por në cdo rast të tillë, tek Chelsea mbajnë frymën. Edhe lojtari ndoshta e ka kuptuar që nuk është rasti të rrezikojë të dëmtohet, duke premtuar se do të përpiqet ta ndalojë këtë gjë. E ndoshta është gjëja e duhur për të bërë duke marrë në konsideratë disa precedentë të pafat…

Një tjetër xhest shumë i përhapur dhe po aq i rrezikshëm është salto: me apo pa duar. Vetëm se mbetet në memorie historia e Espindolas, që në një festim të tillë u dëmtuar keq. Në 2008 argjentinasi festoi një gol, por ra pas një serie akrobacish e vendosi keq këmbën duke dëmtuar kaviljen. Një muaj e gjysëm jashtë për lojtarin dhe për ta përkeqësuar situatën edhe goli u anullua!

Edhe kalimi i reklamave nuk është aq pa rrezik sa duket, sepse nuk e di kurrë cfarë të pret pas barrierës. LE ka mësuar më mirë se të gjithë Benjamin Kulolli, futbollisti i Zyrih, që festoi golin e parë në një kompeticion europin me një vrapim të bukur jashtë fushës. Kaloi tabelat për të shkuar tek tifozët …dhe u zhduk nga ekrani. Përfundoi në kanalet e stadiumit!

Simbolike por…shumë e rrezikshme edhe festimi klasik i Gigi Buffon, që duke qenë se nuk bashkohet dot me shokët si portier që është, zakonisht kapet në traversën e portës së tij. Por në Euro 2016, pas fitores me Belgjikën, portierit veteran i rrëshkitën duart dhe ra me shpinë. Nuk u dëmtua, por që nga ajo kohë Buffon hoqi dorë nga kjo mënyrë festimi.

Dhe në fund…piruetat. Kur të mësoni si u dëmtua futbollisti i Hamburg Nikolai Muller, atëherë kjo mënyrë festimi duhet hequr nga repertori. Pas shënimit të golit, Muller festoi, iu morën mendtë dhe u përplas me flamurin e këndit, duke u dëmtuar në ligamente: 7 muaj stop.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *