• |
ide | kryesore

Shkarkohet gjyqtari Ahmet Jangulli, nuk justifikonte dot paratë e dhëna borxh dhe makinën

Lajme, Të fundit



Shkarkohet gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Ahmet Jangulli, nuk ka kaluar dot sitën e vettingut dhe njoftohet se është shkarkuar nga KPK. Sipas informacioneve motivi i shkarkimit të gjyqtarit që ishte dhe pjese Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka qenë pasuria e tij.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Jangulli nuk justifikonte dot pasurinë që kishte deklaruar.

Probleme për këtë gjyqtar ishin konstatuar edhe nga DSIK, në raportin e tij e kishte nxjerrë të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

DSIK e kishte informuar KPK se kishte të dhëna që ky gjyqtar në bashkëpunim me një prokuror kundrejt mitdhënies kishte favorizuar një të pandehur për ndryshim akuze.

RAPORTI I PASURISË NGA KPK

Sipas hetimit administrativ të KPK-së, gjyqtari Jangulli kishte probleme me blerjen dhe shkëmbimin e një automjeti tip “Benz”, si edhe me lëshimin e 12 milionë lekëve si hua te dy njerëz të afërm të tij.

Sipas KPK-së, automjetin që ka aktualisht në pronësi gjyqtari, e ka shkëmbyer me një automjet po tip “Benz” të blerë në vitin 2005. Mirëpo, sipas hetimin administrativ, rezulton se ai nuk ka pasur burime të ligjshme për blerjen e atij automjeti. Po kështu, për huat e lëshuara pa interes të të afërmit ka deklarata noteriale të paplota dhe nuk justifikohet burimi i tyre.

Problem, sipas KPK-së, është edhe një kredi 700 mijë lekëshe, që rezulton se është marrë nga bashkëshortja e gjyqtarit, por ky i fundit ka thënë se bashkëshortja është dorëzani në këtë kredi dhe se nuk është marrë për llogari të saj.

Gjyqtari Jangulli u mbrojt për pasqyrat financiare dhe tha se analizat e hetimit administrativ janë të gabuara. Ai solli në seancë pasqyra financiare të tjera nga aktiviteti i zyrës noteriale të bashkëshortes, që, sipas tij, justifikon të ardhurat dhe shpenzimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *