• |
ide | kryesore

U-21/ Paradokset e Bushit: “Me Spanjën do jemi difensiv” – thërret vetëm 5 mbrojtës

F1, Sport



Nga vizita e Kombëtares U-21 në Spanjë, për kualifikueset e Kampionatit Europian 2019, kuqezinjtë e rinj dolën me tre gola të pësuar nga fusha dhe me disa të tjerë të mundshëm. Është normale që në këtë pikë, e për më tepër me organikën dhe statusin e kundërshtarit tekniku, Alban Bushi, të mendojë më tepër të mbrohet se të sulmojë. Ndoshta edhe një eksperimentim ofensiv me riskun e pësimit të një goleade mund të ishte e pranushme, duke qenë se kemi dalë jashtë cdo objektivi.

Megjithatë, tekniku i U-21 në konferencën për shtyp për të publikuar zgjedhjet e tij për dy ndeshjet ndaj Spanjës dhe Estonisë ka sqaruar se do të luajë me vetëm një sulmues, duke qenë se skuadra do të ketë një orientim difensiv. “Do të kujdesemi për mbrojtjen, duke qenë se në ndeshjen e parë pësuam tre dhe kundërshtarin e njohim mirë dhe dimë si luan. Do të luajmë me një sulmues” tha Bushi.

Nuk do të kishte asnjë cudi deri këtu, përvec faktit se një skuadër që ka ndërmend të luajë në mbrojtje ka grumbulluar vetëm 5 lojtarë të rolit për dy ndeshje, nga e cila me e lehta në letër luhet në transfertë: Kryeziu, Tafa, Maloku, Hakaj e Doka janë të vetmit mbrojtës në listën e teknikut.

Në takimet e mbetura sigurisht në lojë hyn edhe menaxhimi dhe fakti që për fushatën e ardhshme do të ndërrohet edhe një grup lojtarësh të brezit dhe Bushi nuk e fsheh se në zgjedhjet e tij janë futur llogaritë: “Kam marrë lojtarë që mund të më shërbejnë për sezonit tjetër, duke qenë se do të fillojmë të luajmë me datëlindjet 88-89. Ndaj lojtarë si Çekiçi kanë mbetur jashtë dhe jo se nuk meritojnë të jenë pjesë e skuadrës. Jemi jashtë objektivave dhe kjo na lejon ti japim një dorë edhe lojtarëve si Abazaj që nuk ka minuta në këmbë, duke qenë se luan me Anderlecht U-21, por me Italinë bëri shumë mirë”.

Kuqezinjtë e U-21, do të luajnë më datë 11 Tetor, ora 19:00 kundër Kombëtares U-21 të Spanjës, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në Tiranë. Në ndeshjen e dytë, skuadra nën drejtimin e teknikut Bushi do të luajë në transfertë, ndaj Estonisë, më 16 Tetor, ora 18:00, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në kampionatin Europian 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *