• |
ide | kryesore

Vrasjet në bllok/ Ç’lidhje ka këngëtarja Elvana Gjata me atentatin vdekjeprurës

Arkiva, Kryesore



Sipas Lalës, këngëtarja Gjata shoqërohej nga  i fejuari i saj dhe në momentin kur ndodheshin në lokal ajo është ngacmuar nga njerëzit e Martinajt.

Shkak ishin bërë ngacmimet që iu bënë këngëtares Elvana Gjata, e cila ka qenë me të dashurin e saj dhe miqtë e tij, ndërkohë që është ngacmuar nga Vis Martini.

Një burim nga policia tha për Lapsi.al se në tavolinën e lokalit ku ndodhi vrasja kanë qenë të ulur 4 persona, mes të cilëve edhe i dashuri i këngëtares Ervin Mata.

Të gjithë artikujt që kanë lidhje me Elvana Gjatën:

Vrasja në bllok/ Merret në pyetje nga policia Elvana Gjata

Sherri në bllok/ Ky është i dashuri i Elvana Gjatës (FOTO)

Shpallet në kërkim nga policia Ervin Mataj, i dashuri i Elvana Gjatës

Atentati / Elvana Gjata, çfarë fshihet pas emrit të këngëtares

Si ndryshoi jeta e Elvana Gjatës pas fejesës me të kërkuarin Ervin Mataj

Vis Martini dhe Fabiol Gaxhaj kanë hyrë në lokal, për t’u sqaruar ndërsa dy persona të tjerë prisnin jashtë. Biseda nuk ka qenë e qetë dhe kur palët janë acaruar, në lokal kanë hyrë edhe dy personat që shoqëronin Vis Martinin.

Në këtë moment, situuata ka dalë jashtë kontrollit, personat kanë nxjerrë armët dhe janë qëlluar me armë. Mendohet se kanë qenë tre vetë që kanë qëlluar me pistoleta. I vrarë ka mbetur Fabiol Gaxhaj. Të plagosur, Vis Martini dhe Leart Hato.

Dëshmitarët përshkruajnë një skenë përleshjeje, ku gjithçka ka kaluar në kaos dhe në dysheme janë krijuar pellgje gjaku. Gjithsesi policia ka identifikuar personat që kanë qëlluar dhe është në kërkim të tyre, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ka gjithashtu dyshime se ky moment mund të jetë shfrytëzuar nga grupet e tjera kriminale. Policia po kërkon biznesmenin e njohur që shoqëronte këngëtaren, i cili ka impakt edhe në drejtësi”, deklaroi Lala qe fillimisht hezitoi të bëjë publik emrin e Elvana Gjatës, por pas këmbënguljes së gazetares në studio, emri u bë publik.

Gjithsesi, pistat e hetimit të policisë dhe prokurorisë janë disa për shkak të së kaluarës së Ervis Martinajt dhe njerëzve të tij.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Po cfaj ka kengetarja? Me keto vrasje ne Shqiperi, do vije puna qe edhe kengetaret dhe ata pak intelektuale qe akoma nuk kane shkaur ne Kanada apo diku tjeter do te ikin nga Shqiperia. Po pllakos nje zhgenjim, deshire per te ikur. Ta gezojne kriminelet kete vend se me keto ritme krimi, te gjtihe do ikin. Te na rroje politika, se shqiptaret po zhduken

    1. kengetarja ka faj se ngjyrosi trenin RILINDJE vetem qe frrokut,roshit,shullazit ti lepij bythen siq ben rama.qfar kerkon kengetarja me shok shullazi e sajmir tahiri kriminel ,vrases,trafikant e xhelat.tash ti qihet mu nena si xhisieles,rrajave,ballave,frrok,rosh e dosh dhe qelbit te tyre EDVIN BASTARD KOKPALAR I ILIR METES MUTIT RAMA:

  2. Tani edhe kengetares me e mire shqiptare, nuk i lame rruge tjeter vecse te largohet nga vendi yne, te shkoje ne vend te huaj, te martohet me te huaj, dhe te kendoje per te huajt e ndoshta edhe mos ta pranoje qe eshte shqiptare, si ajo greko qipriotja. Fatkeqesisht nuk i veme dot faj

    1. Kengetarja shqiptare e lidhur me krimin dhe droge…

      po le te ike jashte,te futet me ndnj bande zezakesh se ket nivel ka ajo

  3. 1. I vdekuri paska qene ne kerkim nga policia, per tentative vrasje.

    2. I plagosuri Hato i denuar me burg per vrasje (viti 2014).

    3. I plagosuri Martini i perfshire ne 101 afera, vrasje, e me rradhe.

    4. Te gjithe se bashku keta kriminele festonin haptazi ne mes te kryeqytetit, pa pike meraku se mund te arrestoheshin nga policia.

    Ne cdo vend te qyteteruar sa me lart do te mjaftonin 20 here per te dhene doreheqjen gjithe zinxhiri komandues i policise, nga ministri, tek operativet qe kane ceshtjet e ketyre ne ngarkim, duke kaluar permes drejtoreve e shefave te policise.

    Nuk ka nevoje fare per ‘Babale’ per ta diskretituar Xhafen e bashke me te gjithe qendrimin politik ndaj krimit, qe mban Rilindja. Mjafton nje ngjarje si kjo e djeshmja.

    Kriminele super te rrezikshem, individe te arrestuar e te denuar livadhisin fare te pashqetesuar ne zemer te kryeqytetit, pak metra larg selive me te rendesishme te Policise e te Shtetit, nen syte e te gjitheve. Kushedi sa e sa te tjere ka si keta, ‘heronj te heshur’ te karteleve te droges, me ‘licenca’ qeveritare!

    Per mendimin tim, fakti me trondites qe lidhet me kete ngjarje nuk eshte dhuna specifike, ne vetvete e urryer, por ndjenja e pasigurise se skajshme qe kapllon qytetarin normal, kur meson se ata qe duhet ta mbrojne nga kesi bishash, Policia dhe Shtetit, ne fakt tallen me te, sepse jane pale me krimin ose te paafte ta luftojne ate.

    1. banor te gjith keta kan nji emer te perbashket RIDHJERJE STALINI,ENVERI,MAO LU CE DUNI DHE KRISTAQ RAME.

  4. Ky eshte niveli ne albanistan. Te gjithe “kengetaret e “famshme” kane te dashur ose te fejuar te “forte” me precedente kriminale. Dhe per fat te keq kemi nje media qe ju ben reklame a thua se jane talente. Si puna ketyre ka shume grupe qe jane te lidhur si majtas ashtu dhe djathtas dhe asnje ska bythe ti bej gje.Ka arritur ku nuk mban me por ai pis milet e meriton per sa kohe do rrije si dhi e zgjebosur

  5. Po nuk foli saliu ju te tjeret nuk dini gje,ai saliu di te komentoje,eshte duke e menduar ate qe ndodhi ne bllok sapo ta kete gati do ta botoje te cim peka dhe zheji,pastaj rradhen e keni ju cecenet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *