• |
ide | kryesore

Zbardhet dinamika/ Si ndodhi vrasja e mbrëmshme në zonën e ish-Bllokut

Lajme, Të fundit



Zbulohet dinamika e ngjarjes së vrasjes së mbrëmshme në zonën e ish-Bllokut. Sipas burimeve të Lapsi.al gjithçka ka nisur pas një konflikti verbal mes dy grupeve ri vale në ambientet e lokalit. I pari që ka hapur zjarr ka qenë truproja e Ervis Martinaj, Rigers Gaxha.

Më pas është hapur zjarr nga pala tjetër, ku dhe ka mbetur i vdekur Gaxha e janë plagosur dy të tjerë. Po ashtu, pas të shtënave ka pasur një përleshje mes personave pjesë të grupeve në ambientet e lokalit. Brenda në lokal është qëlluar mbi 10 here me pistoletë.

Të plagosurit janë Ervis Martini dhe Redi Popesku.  Ky i fundit është biznesmen i njohur në Tiranë, njëherësh mik i Vis Martinit, me aktivitete edhe ne ish-Bllok. Ndërsa Ervis Martinaj me origjinë nga Burreli është përfshirë në disa ngjarje mes të cilave ajo në lokalin “Muraga” në zonën e Linzës në 2016.

Së fundi ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015. Po ashtu emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *